Si të mbroheni nga bletët dhe grerëzat kur hani jashtë!

    Kafja e zezë është zgjidhja e përsosur kundër grerëzave, bletëve gjatë ditës, por edhe kundër gjakpirësve të bezdisshëm në orët e vona.

    Veç kësaj, insektet aromën e tymit e lidhin me rrezikun dhe shenjën që patjetër duhet të largohen nga zona e caktuar.

    Pra, ne po ju zbulojnë një truk se si ta përdorni këtë dije dhe ta zgjidhni problemin – së paku për një kohë të shkurtër, transmeton Telegrafi.

    Merrni një copë folie alumini, jepni formën e një ene dhe në të vendosni kafe (të bluar, ose kafenë që e përdorni). Dilni jashtë ku dëshironi të qëndroni dhe ndizeni kafen.

    Në restorante zakonisht përdoren xhezvet e vogla dhe mbi kafe fusin briket të ndezur i cili krijon tym dhe përhap aromën e kafesë, por versioni ‘shtëpiak’ është gjithashtu shumë efektiv.

    Në vend të kafesë së freskët, mund të përdorni edhe mbetjet e kafesë që keni tharë më parë në një vend të freskët dhe të errët.

    Sigurisht, ka gjithmonë një shkaktar që nuk ju lë rehat, por do të vini re një ndryshim serioz dhe do të mund ta kaloni kohën jashtë në paqe.

    Për efekt të shtuar, mund të shtoni edhe një gjethe dafine të thatë, e cila gjithashtu largon insektet në mënyrë shumë efektive kur ndizet. Në fakt, disa njerëz djegin vetëm gjethe dafine – të cilat mund të digjen edhe në shtëpi.

    Lajmi Paraprak

    Qeveria e RMV-së: Respektoni masat për kursimin e energjisë elektrike

    Lajmi i rradhës

    Zvarriten procedurat për mos miratimin e ligjit për lojërat e fatit | Antibixhozi paralajmëron protesta

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë