Si të veproni kur bebja juaj përpin ndonjë objekt

    Nëse fëmija përpin ndonjë objekt derisa është duke u zvarritur, mund të ngufatet

    Vogëlushët vënë në gojë çdo gjë që mund ta arrijnë. Me atë rast bebja mund të asfiksohet dhe, në rastin më të keq, të fillojë të ngufatet.

    Truri atëherë nga 3 deri në 5 minuta mbetet pa oksigjen. Nëse mungesa e frymëmarrjes zgjat më shumë mund të ndodhë dëmtimi i trurit.

    Për këtë shkak ofroni menjëherë ndihmën e parë!

    Veprimi i parë

    Vendosni beben në kofshën tuaj me fytyrë të kthyer poshtë apo në llërë, koka duhet t’i jetë më poshtë në krahasim me koshin e kraharorit.

    Veprimi dytë

    Goditni fëmijën 5 herë lehtë në shpinë me shuplakë midis shpatullave. Me atë rast, pjesa e sipërme e trupit të fëmijës duhet të jetë e lakuar përpara.

    Veprimi i tretë

    Nëse fëmija nuk arrin ta nxjerrë me kollë objektin, kthejeni në shpinë, vendoseni në llërën tuaj, ndërsa kokën stabilizojani me dorë. Koka sërish duhet të jetë më poshtë në krahasim me koshin e kraharorit.

    Veprimi i katërt

    Shtypni 5 herë me dy gishta mesin e koshit të kraharorit mu nën linjën e thimthave.

    Veprimi i pestë

    Përsëriteni këtë veprim derisa fëmija të nxjerrë jashtë objektin e përpirë apo derisa të fillojë të qajë me zë.

    Veprimi i gjashtë

    Nëse fëmija assesi nuk mund ta nxjerrë me kollë objektin e përpirë, thërrisni ndihmën e shpejtë dhe vazhdoni t’i ofroni ndihmën e parë.

    E rëndësishme: Derisa objekti gjendet në rrugët e frymëmarrjes, mos aplikoni frymëmarrje gojë më gojë.

    E rëndësishme:  Kurrë mos e tundni apo mos e shkundni beben!

    Lajmi Paraprak

    Dimitrovski: aleancat ushtarake në Ballkan mund të jenë të rrezikshme

    Lajmi i rradhës

    Paralajmërohet ‘One Stop Shop’ edhe në kufirin Jazhincë – Glloboçicë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë