Stërvitja me pesha apo kardio?

    Pas gjithë dilemës se cila stërvitje ka më shumë avantazhe, ekspertët e Harvardit kanë konfirmuar se të duhet pesha e trupit për të arritur stërvitjen optimale dhe për të pasur shëndet të përgjithshëm më të mirë

    “Kjo stërvitje jo vetëm është efektive, por eliminon edhe një pjesë të mirë të justifikimeve për ta shmangur stërvitjen”, theksohet në studimin e publikuar në revistën “Physiology and Behavior”.

    Sipas tyre, mjafton ta lëvizësh trupin në mënyrën e duhur dhe nuk të duhen as pajisje dhe asgjë tjetër. Ndërkohë që muskujt tonifikohen, do nxisësh mirëqenien e përgjithshme, përfshirë edhe atë mendore.

    Kërkimi u bë duke marrë në vëzhgim një grup me gra, të cilat u ndoqën për më shumë se 10 javë.

    Rezultatet e përmbledhura nga Harvard, treguan se pas 10 javësh stërvitje ndihen rezultate shumë të dukshme sidomos në pjesën e barkut dhe belit, lirshmëri në lëvizje, fuqi trupore e rritur, dhe përmirësim të trupit në fleksibilitet, citon Anabel.

    Mbështetur edhe nga trajnuesit profesionistë si metodë, stërvitja me peshën e trupit duhet bërë 3 deri në 4 herë në javë për rezultate të mira dhe mund të ndiqni video online, ose të bashkëpunoni me një trajner personal për ta kryer.

    Lajmi Paraprak

    Rritja e pritur e së djathtës në PE mund të ndikojë në zgjerim

    Lajmi i rradhës

    Lista prej pesë kandidatëve potencial për të zëvendësuar Xavin te Barcelona

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë