Temperatura ideale që duhet ta keni gjatë dimrit në dhomën tuaj të gjumit

    Duke qenë se jemi në sezonin e dimrit, priremi të rrisim ngrohjen edhe në shtëpi e sidomos edhe në dhomën e gjumit.

    Megjithatë ekspertët sugjerojnë se duhet të jetë një temperaturë optimale kur flini.

    Temperatura është më e ulët nga se keni menduar.

    Ekspertet pohojnë se temperatura “ideale” për dhomën tuaj të gjumit është rreth 16-18 gradë Celsius.

    Ata shpjeguan se kjo ndodh sepse nxehtësia e trupit tuaj arrin kulmin pasdite vonë dhe më pas fillon të bjerë në mbrëmje për të përgatitur trupin tuaj për gjumë, gjë që fillon prodhimin e melatoninës.

    Të kesh një dhomë gjumi shumë të nxehtë ose shumë të ftohtë mund të ndikojë seriozisht në cilësinë e gjumit.

    Temperaturat mbi 24 gradë Celsius ka gjasa të rezultojnë në shqetësim, ndërsa një dhomë gjumi në 12°C ose më e ulët do ta bëjë të vështirë gjumin.

    Lajmi Paraprak

    Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë

    Lajmi i rradhës

    Cilat shtete europiane kanë përqindjen më të lartë të duhanpirësve?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë