Shprehitë e këqija që fëmijët zakonisht i marrin nga prindërit e tyre

    Prindërit gjithmonë do të përpiqen t’u mësojnë fëmijëve të tyre zakone të mira për të rritur fëmijë të denjë, të arsyeshëm dhe të përgjegjshëm. Megjithatë, ka disa gjëra që ne mund t’i bëjmë në mënyrë krejtësisht të pandërgjegjshme dhe që fëmijët mund t’i kopjojnë.

    Sharjet

    Sado që përpiqeni të mos shani para fëmijës suaj, ai përsëri mund ta marrë këtë zakon të keq nga ju duke ju kapur duke sharë dikë në telefon, ndërsa jeni duke ngarë makinën.

    Dembelizmi

    Ka shumë video qesharake në internet të foshnjave dhe të vegjëlve që imitojnë baballarët e tyre dembelë në shtrat ose në divan ose duke parë një lojë. Edhe pse ndonjëherë është gazmore, në realitet duhet të siguroheni që të mos jeni një dembel që nuk bën dush, nuk gatuan, sepse fëmija në fund do t’jua marrë këtë karakteristikë të keqe.

    Futja e gishtit në hundë

    Të gjithë fusin gishtin në hundë, por është shumë johigjienike dhe duhet bërë në mënyrë private, si dhe larja e duarve menjëherë pas prekjes së hundës. Fëmijët mund të imitojnë lehtësisht veprime të tilla duke ju parë t’i bëni ato ose ndonjë veprim tjetër johigjienik si fshirja e duarve në rroba, shkruan Times of India.

    Pirja e duhanit dhe e rakisë

    Ndërsa fëmija rritet, në vitet e para adoleshencës dhe gjatë adoleshencës, ai mund të interesohet për të pirë alkool dhe për të pirë cigare. Një studim zbuloi se adoleshentët, prindërit e të cilëve kanë pirë duhan, kanë më shumë gjasa të bëhen duhanpirës, edhe nëse prindërit e tyre e kishin lënë duhanin para se lindjes së fëmijëve të tyre.

    Thashethemet

    Nëse vazhdimisht bëni thashetheme në telefon ose me fqinjët tuaj dhe flisni negativisht për njerëzit e tjerë, shanset janë të mëdha që fëmija juaj ta marrë këtë zakon të keq nga ju.

    Lajmi Paraprak

    Turqia voton për presidentin dhe Parlamentin e ri

    Lajmi i rradhës

    Alergjitë mbushin spitalet e RMV me pacientë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë