Ushqimet që duhet t’i hani kur keni dhimbje gjatë menstruacioneve

    Menstruacionet janë periudha më e keqe e muajit për të gjitha femrat, prandaj është e kuptueshme nëse e zhytni fytyrën në çokollatë kur të vjen kjo kohë e muajit

    Ndonëse mund t’ju duket si ide e mahnitshme kjo për ngrënien e çokollatës, lajmi i keq është se nuk do t’ju bëjë të ndiheni më mirë fizikisht.

    Prandaj, në vend të kësaj ju duhet të fokusoheni në konsumimin e ushqimeve të cilat vërtet ju ndihmojnë të ndiheni më mirë, transmeton Telegrafi.

    Më poshtë i keni ushqimet të cilat jua lehtësojnë dhimbjet gjatë menstruacioneve:

    Pini më shumë ujë

    Përse ju ndihmon: Nëse jeni duke u ndjerë e fryrë, uji do t’ju ndihmojë ta zgjidhni këtë problem. Por, nëse nuk jeni adhuruese e ujit, ju mund të provoni të hani ushqime që përmbajnë ujë, ose çaj kamomili.

    Bëhuni shoqe me bananet, ananasët dhe kiwi-t

    Përse ju ndihmojnë këto ushqime: Bananet përmbajnë vitaminë B6 dhe një dozë të shëndetshme të kaliumit, e cila jua lehtëson fryrjen e barkut dhe simptomat e dhimbjeve.

    Përveç kësaj, ananasi përmban bromelain – enzimë e cila e lufton inflamacionin.

    Ndërkaq kiwi, i pasur me enzimën actinidin, ndihmon t’i tretni më lehtë proteinat.

    Më shumë kalcium në dietën tuaj

    Përse ju ndihmon kalciumi: Kalciumi ndihmon në zvogëlimin e dhimbjeve të barkut.

    Lajmi Paraprak

    BE-ja po punon për ta kushtëzuar anëtarësimin e Serbisë me zbatimin e marrëveshjeve me Kosovën

    Lajmi i rradhës

    Një vit i mundimshëm

    Lajme tjera

    Fobia nga plakja

    Shpesh kur mendojmë për plakjen, shqetësimi dhe mendimet negative rreth saj janë ato që na përshkojnë mendjen. Të…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë