Çështja e detyrave të shtëpisë ka qenë gjithmonë temë debatesh në arsim
Prindërit dhe mësuesit shpesh pyesin veten: A ndihmojnë me të vërtetë detyrat në përvetësimin e dijes, apo vetëm shtojnë stresin tek fëmijët? Kjo dilemë bëhet edhe më e ndjeshme kur bëhet fjalë për fëmijët e moshës së ulët.
Pas 25 vitesh studimesh dhe hulumtimesh mbi detyrat e shtëpisë, shkencëtari Harris Cooper arriti në përfundimin se detyrat e shtëpisë ndikojnë negativisht në zhvillimin e fëmijëve të ciklit fillor.
Në librin e tij “Beteja mbi Detyrat e Shtëpisë”, ai mbështet me qindra argumente tezën se në ciklin parashkollor dhe atë fillor, nxënësit nuk duhet të vendosen përpara përgjegjësive si “detyrat e shtëpisë”.
Ndërsa në ciklin e mesëm dhe të lartë detyrat, projektet dhe angazhimet e tjera rezultojnë të jenë mjaft efektive, tek fëmijët nën moshën 10-vjeçare efekti është i kundërt.
Sipas hulumtimit, ka disa arsye pse mësuesit nuk duhet të ngarkojnë me detyra shtëpie nxënësit e shkollave fillore:
Detyrat e shtëpisë mund të gjenerojnë ndjenja negative ndaj shkollës. Kjo është gjëja e fundit që mësuesit duhet të bëjnë, të kthejnë fëmijët kundër shkollës.
Detyrat e shtëpisë japin një ndjenjë të rreme përgjegjësie. Ata që mbështesin detyrat e shtëpisë thonë se detyrat e shtëpisë ndihmojnë fëmijët të bëhen më të përgjegjshëm, por kjo është e vërtetë vetëm në një moshë të vonë.
Fëmijët kanë nevojë, mesatarisht, dhjetë orë gjumë në ditë. Që fëmijët të jenë 100% produktivë në shkollë në shtëpi duhet të pushojnë dhe jo të bëjnë detyra.