Bojaxhinjtë kanë një truk të shkëlqyeshëm për mykun, mjafton vetëm një produkt i pazakontë

    Se sa lagështia në shtëpi dhe myku vërtet rrezikojnë shëndetin e njerëzve, po shkakton polemika në botën e mjekësisë

    Një gjë është e sigurt se dhomat që kanë lagështi dhe myk nuk kanë erë të këndshme. Si dhe muret e mbuluara me njolla të verdha nga të cilat shpesh qërohet boja dhe qoshet nga të cilat përhapen sipërfaqet e mbuluara me të zeza nuk janë një pamje e bukur.

    Nëse ky fenomen nuk trajtohet, myku shfaqet pas një periudhe të caktuar. Myku nuk është vetëm i padëshiruar dhe i shëmtuar, por edhe jashtëzakonisht i rrezikshëm për traktin respirator, transmeton Telegrafi.

    Ju mund të keni përdorur tashmë një shtresë rezistuese ndaj lagështirës, zbardhues ose absorbues të ndryshëm. Mbase ju jeni detyruar të thani muret me tharëse flokësh?

    Nëse mendoni se keni eksploruar gjithçka, provoni të merrni pak rërë për mace. Po, është e vërtetë. Zgjidhni rërën që thith mirë lagështinë, ka një erë të këndshme dhe mund ta kthejë urinën e maces në kokrriza.

    Rëra për mace mund ta gjeni edhe në dyqane ushqimore dhe çmimi është jashtëzakonisht i përballueshëm. Vendoseni rërën në gota dhe shpërndajeni në vende ku lagështia shfaqet më shpesh.

    Pas dhjetë ditësh do të habiteni nga rezultatet.

    Lajmi Paraprak

    Njerëzit me çrregullime të gjumit mund të kenë rrezik të rritur për goditje në tru

    Lajmi i rradhës

    ChatGPT po krijon artikuj të rremë të Guardian-it

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë