Zbulimi i vlerave të tërshërës

    Nëse do t’u thuhej shqiptarëve para viteve 90’ se tërshëra do të konsumohej masivisht, madje do të ishte shumë e kërkuar për proteinat e saj, vështirë se do ta besonin.

    Në rastin e Shqipërisë, tërshëra regjistroi një përdorim masiv vetëm në dy dekadat e fundit. Më herët ajo përdorej kryesisht si ushqim për kafshët.

    Bima e egër e Avena Sativës gjendet në rrethinat e Delvinës, Myzeqesë, por kultivohet dhe rritet në disa krahina të tjera.

    Jo vetëm Shqipëria, por njerëzimi në përgjithësi nuk pati të njëjtën qasje ndaj tërshërës si ndaj grurit apo elbit. Bima vetë mund të ketë çelur shekuj më parë dhe me gjasë mund të jetë konsideruar si farë e keqe.

    Kokrrat e tërshërës janë gjetur edhe në Egjipt në zbulimet e artifakteve që datonin nga Dinastia e 12-të rreth 2000 vjet para Krishtit.

    Fara më e lashtë e Tërshërës është gjetur në disa shpella në Zvicër dhe shkencëtarët besojnë që ajo e kishte origjinën e Epokën e Bronzit. Por përse duhet ta zgjedhësh tërshërën?

    Ka efekt pastrues

    Tërshëra përmban sasi të bollshme amino acidesh dhe stimulon mëlçinë të prodhojë lektinën që ndihmon në pastrimin e plotë të trupit nga toksinat.

    Aleat i zemrës

    Studimet kanë treguar që tërshëra është aleat i enëve të gjakut. Fibrat e saj transformohen në një armë të fuqishme kundër yndyrnave që mblidhen në to e si rrjedhojë shkaktojnë probleme me zemrën dhe rrisin nivelin e kolesterolit etj.

    Ul nivelin e sheqerit në gjak

    Ja një lajm i mirë për ata që vuajnë nga diabeti. Tërshëra duhet të jetë patjetër pjesë e ushqimit tuaj. Një studim i Universitetit të Heidelbergut në Gjermani tregoi që konsumimi i tërshërës ul ndjeshëm nivelin e sheqerit në gjak për ata që vuajnë nga Diabeti i Tipit 2.

    Tërshëra që përmban fibra dhe karbohidrate të shëndetshme tretet më gjatë se sa ushqimet e tjera me karbohidrate të thjeshta. Ngadalësia në tretje e mban sheqerin në gjak në nivele optimale.

    Mban nën kontroll tensionin e lartë

    Tërshëra e pakriposur është përshkruar si një super ushqim për të luftuar tensionin e lartë. Studimet kanë treguar se njerëzit që kanë probleme me tensionin duhet të konsumojnë tërshërë rregullisht.

    Ndihmon me tretjen

    Tërshëra është një burim mjaft i mirë fibrash e si rrjedhoje ndihmon që zorrët të kryejnë funksionin e tyre më së miri. Sistemi tretës stimulohet mjaftueshëm duke lejuar që ushqimi të kalojë pa problem nëpër organet tretëse.

    Në botë numërohen qindra lloje të njohura të kësaj bime por vetëm Avena Sativa përdoret masivisht, veçanërisht edhe në mjekësi. Tërshëra është mjaft e ushqyeshme dhe e dobishme.

    Ajo të ndihmon me pagjumësinë, rrit imunitetin dhe eliminon bakteret në trup. Për më tepër, tërshëra është një burim i pashtershëm proteinash, gjë që e bën atë një domosdoshmëri për personat që stërviten.

    Tërshëra është një antioksidant i vërtetë. Shtoji tërshërë mëngjesit tend, sepse pa një shëndet të mirë nuk mund ta shijosh jetën./AgroWeb

    Lajmi Paraprak

    Antikorrupsioni: Kuvendi të siguroj legjislacion cilësor dhe të zgjeruar në sektorin e energjisë

    Lajmi i rradhës

    Kompresa e ngrohtë dhe e ftohtë – Kur duhet të përdorni secilën kundër dhimbjeve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë