Këtu janë disa fakte të mbështetura në studime të cilat mund t’ju befasojnë!
Solari nuk është më i sigurt se dielli. Sipas shkencëtarëve, vetëm një seancë solar mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të kancerit të lëkurës.
Provat se solari rrit në mënyrë dramatike rrezikun e prekjes nga kanceri i lëkurës janë aq të forta, saqë Administrata e Barnave dhe Ushqimit (FDA), e SHBA-së kërkon etiketa paralajmëruese në të gjitha pajisjet për rrezitje të brendshme.
Solari e bën lëkurën tuaj të plaket më shpejt. Rrudhat, njollat e moshës dhe humbja e qëndrueshmërisë së lëkurës kanë tendencë të shfaqen vite më parë tek njerëzit që nxihen, shkruan Akademia Amerikane e Shoqatës së Dermatologjisë.
Përveç kësaj, solari mund të shkaktojë një dëmtim tjetër serioz. Në dhomat e urgjencës në të gjithë Shtetet e Bashkuara, njerëzit trajtohen për djegie, humbje të vetëdijes dhe dëmtime të syve të shkaktuara nga rrezitje shtëpie.