Pendarovski: t’u tregojmë se jemi më të mirë që më 24 prill

    Stevo Pendarovski, Zgjedhjet Presidenciale në RMV, 2024 / Fotografia: profili zyrtar i Stevo Pendarovskit

    Kandidati për president i LSDM-së Stevo Pendarovski, sot pasdite nga Demir Hisari tha se nëse qytetarët të mërkurën dalin masivisht dhe rrethojnë numrin 1, fituesin do ta përcaktojnë më 8 maj.

    “Tani më 24 prill le t’u tregojmë se e dimë se cili është opsioni i duhur, opsioni 1 dhe të përcaktojmë fituesin më 8 maj në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare”, tha Pendarovski.

    Duke falënderuar banorët e Demir Hisarit për mbështetjen e dhënë, Pendarovski theksoi se bashkë me kandidatët për deputetë po luftojnë për një jetë më të mirë për të gjithë, që të rinjtë të qëndrojnë këtu dhe të kenë sukses.

    Ai shtoi se struktura aktuale politike arriti ta kthejë Maqedoninë në skenën ndërkombëtare, të ruajë gjithçka që është maqedonase dhe në të njëjtën kohë ta anëtarësojnë vendin në NATO dhe të fillojë negociatat me BE-në.

    Lajmi Paraprak

    Shkollat profesionale në kërkim të nxënësve

    Lajmi i rradhës

    Me premtime të shumta dhe akuza ndaj njëri-tjetrit, përfundon fushata për zgjedhjet presidenciale

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë