Taravari: shtabi i BFI-së në Gostivar punon për BDI-në

    Arben Taravari nga VLEN ka dalë me akuza deri te BDI-ja, pasi siç thotë, është duke bërë presion ndaj bizneseve. Taravari përmendi edhe Bashkësinë Fetare Islame në Gostivar, pasi siç thotë, kanë hapur shtab të BDI-së në kuadër të hapësirave të saja, përcjell Nistori.

    “Me gjithë këto mekanizma që i përdor BDI-ja dhe me gjithë këto para që i ka, me gjithë këto institucione, unë prej këtu do të kisha bërë një apel deri te Policia në Gostivar, posaçërisht në fshatin Çegran, por edhe institucioneve të tjera të cilat u bëjnë presion bizneseve. I kemi me emra dhe mbiemra. I kemi edhe “skrin shote”. Le ta mendojnë se më 9 maj do të kemi Qeveri të re dhe këto njerëz do të përgjigjen. Gjithashtu Bashkësisë Fetare Islame në Gostivar do t’i kisha bërë një ftesë speciale, sepse kanë bërë shtab në kuadër të Bashkësisë Fetare Islame në Gostivar, shtab i cili punon special për BDI-në”, tha Taravari.

    Ndryshe, Taravari në zgjedhjet lokale të vitit 2021 para medias tha se ai nuk ka qenë në garë vetëm me Nevzat Bejtën, por edhe me të gjithë qeverinë dhe institucionin fetare – BFI. Ai akuzoi Shaqirin për përfshirje dhe ndikim mbi votuesit kundër tij. Taravari më vonë ka deklaruar se reisi në emër të Zotit ka bërë thirrje që të votohet BDI, Ali Ahmeti. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Thuajse është ndalur koha

    Lajmi i rradhës

    Libri i panjohur i Ismail Qemalit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë