Mbi 400 mijë qytetarë do të përfshihen me masat antikrizë

    Mbi 400.000 qytetarë, pensionistë, nxënës, studentë, prindër beqarë, do të përfshihen me masat antikrizë që duhet të miratohen nesër në seancën e Qeverisë, paralajmëroi sot zëvendëskryeministri për Çështje ekonomike, Fatmir Batyqi, përcjell Nistori.

    Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, sa kompani janë të bllokuara për shkak të tatimit të papaguar të solidaritetit Bytyqi tha se sipas të dhënave të fundit numri është i vogël, nën 20. Ende nuk janë të bllokuara të gjitha kompanitë dhe çdo ditë ndryshon numri.

    “Mjetete do të përdoren për masat antikrizë që presim që nesër të jenë në seancën e Qeverisë dhe janë të orientuara drejt kategorive më vulnerabël të qytetarëve, këtu bën pjesë grupi më i madh i qytetarëve, pensionistët të cilët do të marrin kompensim disa muaj, si dhe nxënës, studentë, prindër beqarë, etj… Tekstualisht, për kategoritë më vulnerabël, përfshirja do të jetë më e madhe, mbi 400.000 qytetarë do të përfshihen me masat, për atë përdoren fondet nga tatimi i solidaritetit”, tha Bytyqi.

    Lajmi Paraprak

    SHQIPJA STANDARDE DHE ZBATIMI I RREGULLAVE

    Lajmi i rradhës

    LEN: Grubit nuk i interesojnë shqiptarët, por kazinotë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë