Refet Abazi, fitues me dramën “Nyjat” në festivalin “Moisiu”

    Artisti Refet Abazi

    Aktori Refet Abazi ka rrëmbyer çmimin – drama më e mirë me veprën “Nyjat” në festivalin e teatrove shqiptare “Moisiu”. “Nyjat” u realizua nën regjinë e Kushtrim Bekteshit. Për këtë çmim Abazi ka folur në TV21 për rëndësinë e çmimit, përcjell Nistori.

    Abazi tha se “nuk do të ishte i sinqertë” nëse do të thoshte se “nuk i bën përshtypje ky çmim”, pasi siç thotë, ky çmim për të është shumë i rëndësishëm ngaqë është çmimi i dytë që e merr si autor. Vitin e kaluar “Nyjat” është vlerësuar edhe në festivalin “Vojdan Çernodrinski”.

    “Ky çmim është shumë i rëndësishëm, për shkak se është çmimi i dytë për “Nyjat”. Vitin e kaluar, drama u shpërblye në festivalin e teatrove Vojdan Çernodrinski në Prilep, si teksti më i mirë i festivalit. Në Tiranë është verifikimi i dytë i këtij teksti dhe është hera e dytë që unë marr çmim si autor i dramës e jo si aktor. Profesioni im bazë është aktrimi dhe tërë jetën do të jem aktor”, deklaroi Abazi.

    Abazi foli edhe për arritjen deri te “Nyjat”, por njëkohësisht edhe mjeshtërinë për të shkruar vepra teatrale. Ai qysh në fëmijëri e pati brumosjen e parë, kështu duke u frymëzuar nga prindërit e tij që i rrëfenin ngjarje të ndryshme. Abazi foli edhe për bashkëpunimin me krijuesin Teki Dervishin dhe sjelljen e shfaqeve të tij në skenë. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Kovaçevski: rruga jonë është integrimi, e jo izolimi

    Lajmi i rradhës

    Rritet numri i rasteve me HIV/AIDS në Maqedoni

    Lajme tjera

    GRUAJA

    Amado NervoPërktheu: Bajram Karaboll Proverbi pers thotë: “Mos e lëndoni gruan as me një petale trëndafili.” Unë them:…
    Më tepër

    BISEDA ME NJË BOMBË

    Nina KossmanPërktheu: Fadil Bajraj Një bombë i tha i një qyteti:“Unë jam duke rënë.”Qyteti e pyeti:“Në anën e…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë