Nga Aleanca për Shqiptarët kanë demantuar lajmin e portalit Veçer me titull: “Aleanca bëhet gati për dalje nga Qeveria pa Ziadin Selën, që të aktrojë opozitën”, përcjell Nistori.
Nga kjo parti thonë se të gjitha vendimet merren në organet e partisë dhe të njëjtat janë transparente për publikun.
“Çdo lajm i këtillë që thirret në burime anonime brenda ASh-së është thjeshtë fabrikim i qarqeve jashtë dhe kundër Aleancës për Shqiptarët. Ka vite që lexojmë lajme të këtilla për përçarje të ASH-së, por koha ka dëshmuar se ato janë vetëm dëshira të dështuara të atyre që u pengon fuqia, uniteti dhe konsistenca jonë.
Vendimet dhe veprimet tona sillen në organet qendrore dhe në mënyrë transparente publikohen në kohë përmes funksionarëve dhe organeve zyrtare”, thuhet në reagimin e ASh-së.
Sipas tyre, të gjitha vendimet, si edhe deri më tani do të jenë në të mirën e anëtarëve të ASh-së, shqiptarëve dhe gjithë qytetarëve të vendit. /Nistori/