“Qysh mund të luash futboll me një këmbë”?
Mirjon Samadraxha, 20 vjeç, ka gjetur rrugën të realizojë ëndrrën e tij për të qenë portier në futboll, edhe pas aksidentit ku humbi njërën dorë.
Ai është nismëtar i formimit të Kombëtares së Kosovës në Futbollin për të Amputuar, e cila në vitin 2023 u pranua nga Federata Evropiane e Futbollit për të Amputuar (EAFF).
“Ka qenë një kohë kur kam menduar se karriera ime në sport ka marrë fund, mirëpo ka dalë që çdo sfidë mund të tejkalohet dhe të vazhdojë me sportin”, thotë Mirjon Samardraxha, futbollist.
Ai shpeshherë pyetet se si mund të luash futboll me një këmbë, por duke u treguar video të ndryshme, kjo gjë është pritur shumë mirë te njerëzit.
Kjo kombëtare, brenda gjashtë muajve që nga formimi, ka arritur të marrë pjesë në gara ndërkombëtare.
Ndryshe, në turneun e organizuar në Skoci, në fund të tetorit, Kosova zuri vendin e katërt në Grupin D të Ligës së Kombeve të Federatës Europiane të Futbollit për të Amputuar. Federata e Futbollit të Kosovës financoi vetëm udhëtimet. /REL/