Poema dhe Arbani fitojnë vendet e para në garat ndërkombëtare për piano në Shkup

    Dje në garat ndërkombëtare për piano Polyhymnia të organizuara në Shkup, nxënësit e shkollës së muzikës nën mentorimin e mësueses Fjolla Lena Elmazi u klasifikuan shumë lartë. Edhe pse konkurenca ishte e madhe me pjesëmarrës nga RMV, Sërbia, Kosova, Mali i Zi, nxënësit tetovarë arritën të rangohen shumë lartë, përcjell Nistori.

    Poema Neziri fitoi çmimin e parë me 97 pikë dhe Arban Rakipi çmimin e dytë me 85 pikë. Mësuesja Fjolla Lena Elmazi shprehet se ato nuk do ta ndërpresin punën e tyre, përkundrazi po përgatiten edhe për garat e ardhshme në mbarë vendin si dhe jashtë RMV.

    Duke shpresuar që në të ardhmen këta fëmijë do të jenë ambasadorë të kulturës dhe do të na përfaqësojnë në gara ndërkombëtare. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Liderët e VLEN u takuan me Kurtin në Prishtinë – shprehu mbështetjen e tij për koalicionin

    Lajmi i rradhës

    Dedikuar “vajzave të mira”

    Lajme tjera

    Fyelli

    Naim Frashëri Pa dëgjo fyellin ç’thotëTregon mërgimet e shkreta,Qahet nga e zeza botëMe fjalë të vërteta. Që kur…
    Më tepër

    “Ka gra”

    Alda Merin Ka gra, por ka gra e gra… E këto të fundit mos provo t’i kuptosh, do…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë