Liderët e VLEN u takuan me Kurtin në Prishtinë – shprehu mbështetjen e tij për koalicionin

    Mëngjesin e sotëm, me tu kthyer nga takimet që patën me shqiptarët e diasporës në Berlin të Gjermanisë e Cyrih të Zvicrës, liderët e koalicionit VLEN takuan kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Prishtinë, përcjell Nistori.

    Kreu i Alternativës, Afrim Gashi ka bërë të ditur se kryeministri Kurti, i cili e pati të pamundur të ishte me ne në diasporë, shprehu edhe njëherë mbështetjen e tij të parezervë për koalicionin VLEN.

    “Albini e kishte të pamundur të na bashkëngjitet në Berlin e Cirih, por sot na priti në zyrën e tij në Prishtinë për të na e rikonfrmuar edhe një herë mbështetjen e parezervë”, ka thënë Gashi.

    Ai ka njoftuar se në këtë takim u njoftuan nga afër me rreziqet nga manovrat serbe në kufi me Kosovën.

    “Tentativat për kanosje ndaj Kosovës kanë marrë fund, ashtu siç ka marrë fund edhe ëndrra e madhe serbe e quajtur Ballkanini Hapur”. Sipas Gashit, ky takim ishte rikonfirmim i bashkëpunimit të ngushtë për ta bërë ndryshimin e madh në Maqedoninë e Veriut. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Habit studimi i ri: truri i njeriut është rritur me 7% që nga viti 1930! IQ ka rënë në vitet e fundit

    Lajmi i rradhës

    Poema dhe Arbani fitojnë vendet e para në garat ndërkombëtare për piano në Shkup

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë