Nebiu: vjedhja e votave dënohet me 10 vite burg

    Analisti politik Besim Nebiu, ka bërë thirrje deri tek qytetarët që të mos vjedhin vota dhe të bëjnë parregullsi ditën e zgjedhjeve, për shkak se dënimi shkon deri në 10 vite burg.

    Ai ka deklaruar se nga viti 2017 ka patur 5 cikle zgjedhore dhe 24 të akuzuar për parregullsi zgjedhore.

    “22 prej tyre janë shpallur të fajshëm, vetëm dy janë liruar. Çfarë tregon kjo? Edhe në një sistem juridik i cili është i partizuar, veprat penale të lidhura me parregullsi, dënohen në masë shumë të madhe”, ka deklaruar për Lajm, analisti Besim Nebiu.

    Ndryshe, gjykata Administrative e ka pranuar ankesën e koalicionit VLEN në lidhje me vendvotimin në Likovë, ku pati mbushje të kutisë nga ana e njerëzve të afërt të bartësit të listës së BDI në këtë zonë, përmes teknikës së njohur si “tren bullgar”. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Edhe për VMRO-DPMNE-në edhe për LSDM-në, BE-ja është prioritet, sa i realizueshëm – nuk dihet

    Lajmi i rradhës

    “TRENI BULLGAR” – VLEN me padi penale ndaj këshillit zgjedhor në Likovë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë