“NË LIKOVË PATI TREN BULLGAR” / Gjykata Administrative e pranon ankesën e VLEN-it

    Komunikata e plotë e VLEN-it:

    Gjykata Administrative e ka pranuar ankesën e Koalicionit VLEN në lidhje me vendvotimin në Likovë, ku pati mbushje të kutisë nga ana e njerëzve të afërt të bartësit të listës së BDI në këtë zonë,  përmes teknikës së njohur si “tren bullgar”.

    Në vendimin e gjykatës thuhet se padia e kandidatit në zgjedhjet presidenciale 2024, Arben Taravari,  pranohet.

    “Vendimi i Komisionit Shtetëror Zgjedhor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, prishet dhe rigjykohet: 

    Ankesa e parashtruar nga  ana e Arben Taravarit nga Gostivari, kandidat për president në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, përmes përfaqësuesit zyrtar Abidin Abduli për procedurën për votim, grumbullim dhe konfirmim të rezultateve nga votimi në vendvotinim 1112/1 në Komunën e Likovës sipas listave për kandidat për president të vitit 2024, pranohet.

    Rezultatet nga organizimi i votimit në vendvotimin 1112/1 në Komunën e Likovës sipas listave për kandidat për president nga zgjedhjet presidenciale 2024, anulohen”.

    Me këtë dëshmohet inzhineringu zgjedhor i BDI-së në zgjedhjet presidenciale të 24 prillit, andaj  ftojmë organet kompetente që menjëherë të veprojnë, në mënyrë që përgjegjësit e vjedhjes së votës të dalin para drejtësisë.

    Pas zgjedhjeve parlamentare të 8 majit, regjimi i BDI-së do të shembet. Koalicioni VLEN si qeveri e ardhshme, zotohet se do të sanksionojë çdo përpjekje të pushtetit në ikje për të vjedhur apo blerë vota. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Ik te Mali me Gropa

    Lajmi i rradhës

    “E nisën me albinizëm, po e mbyllin me mickoizëm” / Fronti Europian: votuesit shqiptarë më nuk kanë arsye t’i besojnë VLEN

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë