Mexhiti: pres të jem zv.kryeministri i parë në qeverinë e re

    Izet Mexhiti, kryetar i LD-së / Fotografi në Shkup, gjatë fushatës presidenciale të rrethit të parë / Fotografia: Emir Hamzi

    Qeveria e re do të formohet pas festës së Bajramit, më 19 ose 20 qershor. Kështu ka bërë të ditur sot në një prononcim për Tv Alsat kryetari i Lëvizjes Demokratike, pjesë e koalicionit VLEN, Izet Majiti, duke theksuar se me gjasë do të jetë zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i ekologjisë, ndërsa Arbeni Taravari nga Aleanca për Shqiptarët, ministër i Shëndetësisë.

    “Unë dhe Tharavari ka të ngjarë të jemi në ekzekutiv. Unë do të mbaj postin e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Ekologjisë, ndërsa Taravari do të drejtojë sërish dikasterin e shëndetësisë. Kasami do të kthehet sërish në Tetovë, për të përfunduar mandatin, të cilin e ka nisur me sukses. VLEN do të ketë dy zëvendëskryeministra shqiptarë në pushtetin e ri ekzekutiv.

    “Arben Fetai nga Aleanca për Shqiptarët e Taravarit do të jetë kandidat serioz për postin e zëvendëskryeministrit për qeverisje të mirë. Këto ditë do të merret vendimi për postin e zëvendëskryeministrit për Integrimet Evropiane, i cili duhet t’i takojë Alternativës për Shqiptarët. Besa në anën tjetër duhet të vendos për postet ministrore për ekonomi dhe politikë sociale”, thotë Mexhiti.

    Lajmi Paraprak

    Iljas Veseli do ta udhëheqë Komunën e Sarajit, Bexheti do të jetë deputet

    Lajmi i rradhës

    Vala e të nxehtit në RMV, gratë shtatzëna dhe të moshuarit lirohen nga puna për dy ditë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë