Në vitin 2023 janë shpenzuar rreth 200 milionë euro për ndërtimtari

    Në Maqedoninë e Veriut janë shpenzuar rreth 200 milionë euro për materiale ndërtimore dhe energji në vitin 2023, vlerë që e kalon vlerën e vitit paraprak.

    “Në vitin 2023 subjektet afariste që merren me veprimtari ndërtimore kanë shpenzuar materiale ndërtimore dhe energji në vlerë nga 11 859 712 000 denarë, që është për 6.6 % më shumë në krahasim me vitin paraprak”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

    Raportohet që te materialet lidhëse janë harxhuar 5065 871 000 denarë, apo 42.7 përqind e të gjitha shpenzimeve, ndërsa te materialet për përforcim dhe fiksim janë shpenzuar 1 350 812 000 denarë, apo 11.4 %. Te lëndët djegëse janë shpenzuar 1 765 874 000 denarë, apo 14.9 përqind e gjithë materialit të shpenzuar.

    Rritje më e madhe e shpenzimeve janë te elementet e ndërtimit (70.8 %), materialet e çatisë (50.5 %) dhe shpenzimi i karburantit (32.1 %), ndërkohë ulje më e madhe u regjistrua te materialet e mbulimit dhe dyshemeve (63.9  %).

    Lajmi Paraprak

    Lloga: Si “Front Europian” e kemi pranuar ftesën e VMRO-së për të biseduar për çështje të rëndësishme shtetërore

    Lajmi i rradhës

    Zgjedhjet e dyfishta në RMV kushtuan më shumë se ato të 2019 dhe 2020

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë