Osmani: Marrëveshja e Prespës është e qartë, mbiemri “maqedonas” mund të përdoret vetëm në kontekst etnik

    “Marrëveshja e Prespës është e qartë në lidhje me përdorimin “erga omnes” të emrit të shtetit dhe është e krahasueshme për sa i përket detyrimit kushtetues që kemi të gjithë. Emri kushtetues i shtetit është Republika e Maqedonisë së Veriut dhe çdo përdorim i emrit tjetër është jashtë Kushtetutës, bëhet i parëndësishëm në raport me Marrëveshjen e Prespës”.

    Kështu tha ministri i Punëve të Jashtme në Qeverinë teknike, Bujar Osmani. Ai tha se i jep “këshilla falas qeverisë së re”.

    “Ju mund të keni qenë kundër, mund të jeni kundër, por është realitet, është pjesë e rendit tonë kushtetues, pjesë e Kushtetutës dhe duhet respektuar”, tha ai.

    Për sa i përket respektimit të dispozitave të marrëveshjes për përdorimin e emrit, Osmani ka theksuar se nuk ka vend për interpretime të ndryshme të Marrëveshjes së Prespës.

    “Sipas Marrëveshjes së Prespës, mbiemri maqedonas mund të përdoret vetëm në kontekst etnik, e jo në atë shtetëror. Çdo gjë që është maqedonase i referohet komunitetit etnik maqedonas dhe prandaj mendoj se ato dispozita duhet të respektohen sepse hapin çështje të reja. E njëjta gjë është edhe për emrin e shtetit dhe mendoj se raporti më i saktë është të thuash që mund të kemi, kemi pasur dallime, por ky është realiteti”, tha Osmani.

    Ai sot informoi se në Samitin e krerëve të shteteve dhe qeverive të pjesëmarrësve të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (PBEJL), i cili po mbahet më 13 dhe 14 qershor në Shkup, do të marrë pjesë edhe zëvendësministrja greke e Punëve të Jashtme, Alexandra Papadopoulou, me të cilën do të kenë një takim dypalësh ku do të diskutojnë, siç tha ai, “të gjitha çështjet me interes dypalësh”.

    Lajmi Paraprak

    Shtrenjtohet çmimi i bukës

    Lajmi i rradhës

    Vazhdon përplasja Lloga – Mickoski, kush e shkatërroi gjyqësorin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë