Pasojat e vërshimeve në Tetovë e malësi!

    Automjet Jeep në ujë, pas motit të ligë në Tetovë / Fotografia: Nistori

    Raportime për oborre të vërshuara, bodrume, shtëpi, dru të rënë, shtylla elektrike dhe automobilë të dëmtuar janë marrë në Numrin e vetëm për raste urgjente pas motit të ligë që pasdite dhe gjatë natës i kaploi rajonin e Tetovës, Shkupit dhe Kumanovës, përcjell Nistori.

    Më herët Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK) informoi se nga Qendra Rajonale e Tetovës është raportuar për bllokim të rrugës lokale. Mbrëmë, pas reshjeve të dendura në formë stuhie, në Shtabin e Krizave të Komunës së Tetovës është marrë informacion për bllokim të rrugës nga Sellca në Vejcë në Malin Sharr. E pakalueshme ishte edhe një pjesë e bulevardit “Bllagoja Toska” afër kazermës së Tetovës, që është plot me ujë dhe kishte një automjet të bllokuar.

    “Kanalizime të bllokuara ka edhe në pjesën e epërme të qytetit dhe në Reçicë të Madhe, si dhe një sasi e madhe uji ka hyrë në shtëpi private, oborre dhe podrume. Shtabi Komunal i Krizave është aktiv dhe pret ndërhyrje në vendet e krizave, ndërsa nga QMK-ja gjithashtu, janë njoftuar në Ndërmarrjen Publike Komunale (NPK) Kanalizim nga Tetova, të cilët kanë informuar se do të dërgojnë persona për ndërhyrje. Situata është duke u monitoruar”, informoi QMK.

    Më herët, QMK-ja bëri të ditur se janë përmbytur oborre dhe shtëpi në rrugën “Ivo Lola Ribar” dhe se ka vërshim të ujit nga kanalizimi  në rr. “169”  si dhe ka podrume të përmbytura nga shtëpitë familjare në rr.”172″ në drejtim të tregut të kafshëve në Tetovë. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    RAPORTI I EShR: partitë nuk i zbatojnë rekomandimet  

    Lajmi i rradhës

    Dimitrievski: Mickoski më premtoi se do t’i ndihmojë komunat, kjo është arsyeja e bashkëpunimit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë