Vrasje në Tetovë, policia tregon detajet e para

    Mbrëmjen e sotme në Tetovë ka pasur të shtëna me armë zjarri, nga të cilat ka mbetur i vdekur një person.

    Sipas informacioneve të para nga policia, personi që ka ndërruar jetë është R.T, i cili është qëlluar derisa ka qenë në makinën e tij, përcjell Nistori.

    “Në orën 20:35 në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën “Shtipska” në Tetovë, një person që kishte qenë me veturë “Mercedes” kishte qëlluar me armë zjarri ndaj veturës “BMW” në të cilin ishte personi me inicialet R.T, i cili kishte ndërruar jetë menjëherë nga plagët e marra. Pjesëtarë të policisë nga SPB Tetovë kanë ndërmarrë të gjitha masat për të pastruar çështjen”, thonë nga Policia e Tetovës.

    Sipas informacioneve të para jozyrtare, vrasja e sotme është vazhdimësi e asaj të më hershme që ndodhi në spitalin e Tetovës. Pritet që gjatë ditës së nesërme autoritetet të dalin me informacione më të detajuara për ngjarjen e sotme./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Kush është kryeministri i ri britanik, Keir Starmer?

    Lajmi i rradhës

    Këshillat e duhura për të organizuar lehtë kuzhinën

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë