Sefer Seferi zhvilloi ndeshjen e fundit në Zvicër: pas 17 vitesh jam krenar me atë që kam arritur

    Boksieri shqiptar Sefer Seferi, nuk do të ndeshet më në shtetin e Zvicrës. Ai e ka zhvilluar duelin e fundit në shtetin helvetik, duke përmbyllur kështu karrierën e tij profesionale prej 17 vitesh në Kirchberg të Bern-it në Zvicër. Seferi në këtë ndeshje fitoi titullin “GBA Internacional Champions” pasi e mposhti në raundin e dytë boksierin Dickson.

    Seferi pas duelit të fundit në Zvicër, tha se ka kujtime të bukura në karrierën e tij në këtë shtet, duke shtuar se ka qenë vendim i vështirë. Megjithatë, ai ka premtuar se do të ketë edhe një ose dy ndeshje në karrierën e tij, edhe atë njëra thotë se me gjasë do të jetë në vendlindje, shkruan Nistori.

    “Ishte ndeshje që vendosa t’i jap fund karrierës në shtetin e Zvicrës, mendova se ku mund ta bëjë këtë më mirë dhe kurrë nuk harrova prej ku kam ardhur dhe kam filluar. Ishte ndeshje më së shumti për familjarët e mi dhe të afërmit e mi. Prandaj vendosa ta bëjë këtë ndeshje në Zvicër”.

    “Pikërisht këtu kam filluar ndeshjen e parë para 17 viteve. Kisha fytyra dhe njerëz që i kam takuar para 17 viteve dhe kjo është krenari për mua si sportist, pasi gjithë këto vite kanë kaluar dhe nuk kemi pasur asnjë mosmarrëveshje. Sot i jap fund me krenari karrierës për në Zvicër”.

    “Planet janë të kem edhe 1 ose dy ndeshje. Njëra do të ndodh jashtë Zvicrës, ndërsa në plan kam edhe një në vendlindje. Kam boksuar në Gostivar dhe në Shkup, dhe edhe atje kam shumë dashamirë”, tha Seferi.

    Seferi ka lindur më 5 mars në vitin 1979 në Gostivar, ndërsa karrierën si boksier e ka zhvilluar në Zvicër. Ai atje u shpall kampion në disa kategori, ndërsa është shqiptari i vetëm që është përballur me kampionin anglez Tyson Fury.

    Seferi në karrierën e tij të bujshme profesionisti ka zhvilluar 31 luftëra, prej të cilave ka 25 fitore (5 me KO), 4 humbje dhe 1 barazim. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Kostoja e jetesës për muajin qershor në RMV është rritur për 3.2%

    Lajmi i rradhës

    Pse freskia në verë nis nga kyçet dhe qafa – Çfarë duhet të bëni

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë