Katica Janeva kthehet në burg, kjo është arsyeja

    Ish prokurores speciale, Katica Janeva i hiqet e drejtë për të punuar gjatë kohës sa po mban masën e dënimit me burg prej 7 vitesh pasi u shpall fajtore në rastin “Reket”. Janeva ishte angazhuar në zyrën e avokaturës e cila drejtohet nga djali i saj Llazar Janev. Informacionin për heqjen të drejtës së fituar në janar të këtij viti e konfirmoi Drejtoria e Zbatimit të Sanksioneve.

    “Pas informacioneve të marra në rrugë anonime, dërguam ekip për të kontrolluar adresën përkatëse. Është konstatuar se as zyra e avokaturës nuk është duke punuar dhe as Katica Janeva nuk është në punë. Është bërë verifikimi dhe është shkruar procesverbal. E kemi njoftuar edhe burgun e Idrizovës se të dënuarës Katica Janeva i hiqet e drejta për të punuar derisa mban dënimin me burg”, njoftojnë për Alsat nga Drejtoria e Zbatimit të Sanksioneve./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    “Organet shtetërore nuk kanë të drejtë të vendosin për pensionimin e Kacarskës”

    Lajmi i rradhës

    Nis hetim ndaj Marine Le Pen, dyshohet se fushata e saj është financuar në mënyrë të paligjshme

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë