Kërkohet nga Kosova ekstradim për të dënuarit e rastit Monstra, por jo edhe për Gruevskin

    Ministria e Drejtësisë ka kërkuar nga autoritetet e Kosovës ekstradimin e dy të dënuarve me burg të përjetshëm në rastin Monstra, Alil Demirin dhe Afrim Ismailoviqin.

    Sipas ministrit të Drejtësisë, Igor Filkov kërkesa për ekstradim duhet pranuar pasi autoritete e Kosovës nuk kanë arsye për mos ta zbatuar.

    “Këto kërkesa janë adresuar në ministrinë e Drejtësisë në Kosovë dhe presin përgjigje. Për shtetasit Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq për herë të parë është kërkuar ekstradim më 15.03.2013. Kërkesa ishte refuzuar me vendim gjyqësor në tetor të vitit 2015 dhe e vërtetuar nga Apeli në janar të vitit 2016. Ekstradimi përsëri është kërkuar më 5 shtator 2019. Më 8 tetor jemi njoftuar se për Ismailoviqin është refuzuar, ndërsa për Demirin nuk kemi përgjigje”, tha Igor Filkov, Ministër i Drejtësisë.

    Por a do të kërkohet ekstradimi edhe i ish kryeministrit Nikolla Gruevski i cili për momentin ndodhet në Budapest të Hungarisë? Filkov thotë se për një gjë të tillë janë mbyllur rrugët ligjore pasi Gruevskit i është mundësuar azil nga qeveria hungareze.

    “Kërkesa për ekstradimin e Gruevskit është refuzuar me arsyetimin se atij i është mundësuar azili. Sipas ligjit të tyre ai person nuk mund të ekstradohet. Në këtë rast dhe në gjitha rastet tjera të gjitha procedura ndiqen me kujdes dhe kur të krijohen kushtet e duhura do të kërkohen ekstradime tjera, por jo me tendencë si në këtë rast”, u shpreh Igor Filkov, Ministër i Drejtësisë.

    Procedura për ekstradim janë lëshuar edhe ndaj Sheval Muarremit dhe Muhamed Çajanit të dyshuar për krijimin e grupit të “Gërçecit”, transport ndërkombëtarë të drogës dhe vrasje me porosi dhe për hakmarrje. Sipas ministrit Fillkov, Muarremi dhe Çajani janë lokalizuar në Emiratet e Bashkuara Arabe ndërsa për të kërkuarit e tjerë më flet arrest ndërkombëtarë nuk kanë informacion. / Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Pse Trepça po përballet sërish me vështirësi financiare?

    Lajmi i rradhës

    BDI-ja dhe VLEN u përplasën sot në debatin për rebalancin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë