VMRO-VLEN pa emra konkret për ish-zyrtarë të mundshëm të dyshuar për krim

    Ndonëse gjatë fushatës zgjedhore por edhe më herët VMRO-DPMNE vazhdimisht zbulonte dhe akuzonte Bashkimin Demokratik për Integrim por edhe qeverinë e kaluar për tenderë të dyshimtë dhe vepra kriminale, tani pas një muaj e gjysmë qeverisje, Qeveria e re nuk ka dorëzuar në Prokurori dëshmi për të njëjtat. Pyetëm VMRO-DPMNE nëse kanë zbuluar vepra korruptive dhe emrat e ish-zyrtarëve që i kanë kryer ato. Thonë se për çdo dyshim, do i’a lënë institucioneve të veprojnë.

    “Përgjegjësi do të ketë dhe po punohet në të gjitha rastet. Opinioni e di për pikat e korrupsionit për 14 milionë eurot borxh të shlyer për djalin e Musa Xhaferit dhe kompanive të tyre të afërta. Përmes nipave të Ahmetit dhe blerjes së Soravisë, krimi me llotarinë dhe bastoreve ilegale deri te krimi i fundit. Do u’a lëmë institucioneve të merren. Kur të vijë radha për zbulimin e dyshimeve për punë për të cilat dyshojmë dhe vazhdimisht alarmojmë opinionin, ka momente kur duhet të thërrasim institucionet që ata të kryejnë punën e tyre”, tha Mile Lefkov, deputet i VMRO-DPMNE-së.

    Përgjegjësi për funksionarët e Qeverisë së kaluar gjatë fushatës zgjedhore kanë paralajmëruar edhe nga koalicioni VLEN. Megjithatë, edhe nga atje nuk ka diçka konkrete sa i përket zbulimit të veprave korruptive.

    “Aktualisht, jemi në proces të mbledhjes dhe analizimit të dëshmive dhe do të dorëzojmë çdo informacion të vlefshëm në Prokurorinë Publike për të garantuar përgjegjësinë dhe ndëshkimin e çdo veprimi të paligjshëm. Ne jemi të përkushtuar për të siguruar transparencë dhe ligjshmëri në të gjitha nivelet e qeverisjes”, thonë nga VLEN.

    Duke komentuar paralajmërimet se BDI dëshiron ta destabilizojë vendin, zv.kryeministri i parë Izet Mexhiti, në Sitel përmendi një grup njerëzish me para të zeza të cilët duan të krijojnë mjegull që të mos përgjigjen para ligjit.

    “Është e vërtetë që ka para të zeza dhe ata do të dëshironin të kishte një mjegull për ta shpëtuar lëkurën, por ky është një numër i vogël njerëzish dhe nuk mendoj se për shkak të atij numri të vogël njerëzish dikush do të thyejë ligjin ose do të mbaj përgjegjësi nesër për një lloj destabilizimi”, shtoi Izet Mexhiti – zv.kryeministër i parë.

    Për këto akuza për grup njerëzish me para të zeza, kontaktuam edhe BDI-në, por deri më tani nuk kemi marrë përgjigje. /TV21/

    Lajmi Paraprak

    Abuzimi virtual te fëmijët, çfarë duhet të kenë kujdes prindërit?

    Lajmi i rradhës

    “Kishin foto bashkë”, gruaja e Bujar Asqeriut tregon xhelozinë për Eva Alikajn: i kujtova burrit se kishim dy fëmijë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë