Interesim i madh për mjekësinë, i ulët për drejtimet teknike

    Shkolla e mesme e mjekësisë “Nikolla Shtejn” në Tetovë

    Ka përfunduar sot afati i tretë i paraqitjes online të dokumenteve për regjistrim në shkollat e mesme të Tetovës. Sipas Sektorit për Arsim të komunës së Tetovës krahasuar me afatin e parë dhe të dytë, tani kanë një rritje të numrit, sidomos në shkollën ekonomike dhe në gjimnazin “7 Marsi”. Ndërkohë interesimi është shumë i dobët për drejtimet teknike.

    “Interesimi më i madh ka qenë në shkollën e mesme të mjekësisë, ku nga numri i paraparë për tu regjistruar, janë paraqitur dyfish më shumë nxënës. Për fat të keq në shkollat e mesme profesionale vazhdon interesimi të jetë i dobët, konkretisht në shkollën tekstile dhe në shkollën e mesme të bujqësisë, edhe aty interesimi është tepër i vogël, por shpresojmë dhe presim që edhe këtë vit të kemi numër të mjaftueshëm të nxënësve”, tha Nazmi Dauti. Sektori për Arsim, komuna e Tetovës.

    N drejtimin e mjekësisë, interesimi më i lartë është për mjekësinë e përgjithshme dhe infermierinë.

    “Interesimi i nxënësve është shumë më i madh tani për dallim nga viti i shkuar. ka edhe shumë më tepër aplikime, sidomos në afatin e tretë. deri më tani në afatin e parë dhe të dytë kemi pranuar 108 nxënës për ekonomi dhe 40 për juridik. Ndërsa në afatin e tretë aplikuan 150 ekonomistë dhe 47 për juridikun”, u shpreh Hava Hasani. drejtoreshë e Sh.M. Ekonomike.

    Në Tetovë në gjithsej pesë shkolla të mesme, ka 5200 nxënës të regjistruar nga viti i parë në të katërtin, sipas sektorit për arsim ky numër ulet brenda vitit për shkak të shpërnguljes së shumë familjeve jashtë shtetit. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Në Dibër nuk mbushet dot kuota për gjimnazin

    Lajmi i rradhës

    Kërkesë politike apo ekzistenciale, Qeveria RMV-së dhe Sindikata në anë të ndryshme lidhur me pagën minimale prej 450 euro

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë