Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski në pyetjen nëse ende qëndron në deklarimin se ka njerëz që dëshirojnë ta destabilizojnë shtetin u shpreh se ata që dëshirojnë ta destabilizojnë shtetin janë më të fuqishëm kur ka jostabilitet, ndërsa demokracia nënkupton institucione stabile dhe do të bëjmë gjithçka që t’i mbrojmë këto institucione.
“Informacionet për destabilizim janë të atilla çfarë janë. Të gjithë ata që u bënë milionerë dhe qeverisnin në 7 vitet e fundit, kanë interes ta destabilizojnë shteti për shkak se janë më të fuqishëm kur ka jostabilitet. Por ne si shtet dhe si qeveri do të luftojmë për shtet stabil dhe institucione stabile për shkak se demokracia nënkupton institucione stabile dhe do të bëjmë gjithçka që t’i mbrojmë institucionet”, tha Mickoski.
Fatkeqësisht, recidivet e së kaluarës vazhdojnë të na ndjekin, por nuk do të lejojmë që strukturat kriminale të mbeten pa u ndëshkuar, tha kryeministri Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve lidhur me të shtënat e mbrëmshme në Tetovë, ku një person u qëllua për vdekje nga Ministria e Punëve të Brendshme. Mickoski theksoi se kjo qeveri do të dënojë, duke treguar disa shembuj se si ka reaguar menjëherë policia kur ka pasur incidente të ngjashme në periudhën prej ardhjes së VMRO-DPMNE-së në pushtet. Mickoski po ashtu theksoi se drejtësia duhet të zbatohet për të gjithë dhe se lufta kundër krimit do të vazhdojë.
“Rasti i dytë, ai akt monstruoz i vrasjes që ndodhi në qendër të qytetit afër Mavrovasjes, ju e dini se autorët u arrestuan menjëherë me vendosmëri, menjëherë, të gjithë ata që morën pjesë në atë akt të shëmtuar u arrestuan, sa u përket ngjarjeve të djeshme në Tetovë, ku një person i kërkuar me urdhërarrest për kryerjen e shumë veprave penale, përfshirë edhe vrasjen, u ka bërë rezistencë pjesëtarëve të MPB-së, ka pasur shkëmbim zjarri dhe në atë shkëmbim zjarri është qëlluar dhe u është nënshtruar plagëve të marra gjatë transportit për në spital. Drejtësia do të zbatohet për të gjithë dhe drejtësi duhet të ketë në të gjithë territorin dhe të gjithë ta dinë se po hyjmë në një betejë të ashpër me krimin kudo, qoftë në politikë, qoftë në rrugë, duhet ta çlirojmë Maqedoninë nga krimi”, tha Hristijan Mickoski.
Ndërkaq, Ministri i MPB-së, Pançe Toshkovski u shpreh se në MPB është hapur aksion i posaçëm që fokusohet në sigurinë e Shkupit dhe paralajmëron prani të madhe të policisë në terren. Ai thekson se kjo vjen për shkak se MPB dëshiron ta kthejë sigurinë ashtu siç duhet të jetë.
“Nga sot zyrtarisht u shpallim luftë kriminelëve të cilët nga qeverisja e kaluar u lejua aq shumë të bëjn si në Shkup, ashtu edhe në territorin e Maqedonisë”, u shpreh ai. Sipas tij, nuk do të ketë persona me privilegje dhe secili që ka shkel ligjin do të përgjigjet para drejtësisë. /Koha/