Taravari demanton BDI-në: komuna e Gostivarit nuk ka borxh prej 100 milionë euro

    Arben Taravari në tubimin përmbyllës në Tetovë në fushatën zgjedhore 2024 / Fotografia: Emir Hamzi

    Ish-kryetari i Komunës së Gostivarit Arben Taravari ka demantuar akuzat e BDI-së se komuna e Gostivarit ka borxh prej 100 milionë euro.

    Ai njofton se borxhi i komunës është 7-8 milionë euro.

    “Nuk është e vërtetë se janë 100 milionë, të gjitha ndërmarrjet publike në RMV, kanë 100 milionë euro, d.m.th, borxhi i ndërmarrjes Komunale të Gostivarit është rreth 7 ose 8 milionë euro nuk besoj se ka më shumë por edhe ato janë borxhe që janë trashëguar nga koha para se unë të vij kryetar komune.

    Edhe unë e lexova, por 100 milionë euro nuk ka logjik, dua të demantoj të njëjtin, por ka tendenca sidomos nga BDI që të tregojnë lajme spektakulare”, theksoi Taravari.

    Lajmi Paraprak

    Në përgatitje ligji për rritje lineare të pensioneve

    Lajmi i rradhës

    Pse shkalla e punësimit të grave në Kosovë është aq e ulët?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë