RMV ka pagë mesatare më të lartë vetëm nga katër vende në Europë

    Me një pagë mesatare prej 668 dollarësh, Maqedonia e Veriut radhitet e gjashta për të ardhura mujore më të vogla në Evropë.

    Maqedonia e Veriut është më e mirë vetëm se Kosova, Moldavia, Bjellorusia dhe Ukraina.

    Ukraina ka pagën mesatare më të ulët me 475 dollarë.

    Ky hulumtim është bërë nga faqja geo.universe, e cila ka lidhje me faqen e njohur numbeo.com

    Interesante, sondazhi tregoi se paga mesatare në Bullgari është më e lartë se paga mesatare në Greqi.

    Zvicra ka pagën mesatare më të lartë me 7.900 dollarë në muaj. Britania e Madhe e pason me 4.845.

    Nga vendet e rajonit më të lartën e ka Sllovenia me 1.721 dollarë, ndërsa Kroacia me 1.575 dollarë.

    Lajmi Paraprak

    QMK: shiu i shuajti të gjitha zjarret në ambiente të hapura

    Lajmi i rradhës

    Dita e dytë e grevës në fabrikën e Samsungut në Indi prek prodhimin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë