Taravari: do të mundohemi të punësojmë sa më shumë shqiptarë, por meritokracia është e rëndësishme

    Në lidhje me postimin e ministrit të Shëndetësisë, Arben Taravari ku tha se ka përfunduar kohë e punësimeve në baza etnike që për këtë pati reagime nga Fronti Europian, Taravari deklaroi se opozita sheh çdo presje ku është vendosur dhe nuk është vendosur. Taravari shtoi se, do të tentojnë që sa më shumë shqiptarë t’i punësojnë në institucionet shëndetësore publike, por sipas tij, çdo herë duhet thirrur në meritokraci, përcjell Nistori.

    “Ato kërkojnë çdo gjë, çdo presje ku vendoset dhe ku nuk vendoset. Edhe një “ë” nëse mungon në ndonjë fjalë, ato menjëherë komplikojnë. Kam thënë se, fjalia pas asaj është se nëqoftëse, jemi shumë më të lumtur do të ishim që sa më shumë shqiptarë të punësohen edhe unë jam krenar për atë, sa më shumë shqiptarë të kyçen. Por meritokracia është shumë me rëndësi sidomos në institucionet profesionale, sidomos në shëndetësi. Nuk mund të kërkosh një gjinekolog që është shqiptar, ose një urolog që duhet të jetë maqedonas, nuk shkon”, deklaroi Arben Taravari – ministër i Shëndetësisë.

    Siç ka njoftuar Taravari, nëse janë ndërprerë 10 kontrata, nëpërmjet konkurseve janë pranuar 60 punonjës të rinj, mes tyre dhe shumë shqiptarë.

    Tabela pa gjuhën shqipe në Bllacë, Taravari: Të tilla ka me qindra në Maqedoni

    Taravari tha se tabela të ngjashme ka me qindra në Maqedoni ku përmendi se një e tillë ekziston edhe në kufirin me Shqipërinë, por për rastin ne fjalë, njoftoi se do të porositet tabelë e re.

    Ligjin për “branitellat”: nuk është koha për të diskutuar tema të tilla

    Nuk e di pse po dramatizohet Ligji i “branitellave”. Kjo është hera e shtatë që ngrihet dhe nuk mendoj se tani është koha për të diskutuar tema të tilla. Mendoj se ajo pikë tani për tani nuk do të trajtohet dhe as nuk do të ndihmojë, thotë anëtari i koalicionit VLEN dhe ministër i Shëndetësisë, Arben Taravari për ligjin e propozuar nga LSDM-ja.

    Sipas Taravarit, partitë opozitare, veçanërisht ato që janë pjesë e “Frontit Evropian”, e kanë votuar gjashtë herë një ligj të tillë.

    “Nuk është momenti për ta diskutuar”, është decid Taravari.


    Lajmi Paraprak

    Studentët e “Kirili dhe Metodij” kundër pagesave shtesë

    Lajmi i rradhës

    Apeli hedh poshtë kërkesën e Gurit dhe Alimit të cilët akuzohen për shtrembërim të rezultatit zgjedhor

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë