Ndërroi jetë i riu nga Gostivari, Gazmend Neziri

    Pas një sëmundje të rëndë, ka ndërruar jetë i riu nga Gostivari, Gazmend Neziri. Gazmendi jetoi dhe vepronte në Itali. Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër pas namazit të drekës, te varrezat e fshatit Balindoll në Gostivar, përcjell Nistori.

    “Me pikëllim të thellë, ju njoftojmë që më datën 26.Shtatorër. 2024 ndërroj jetë Gazmend Neziri në moshën 32 vjeçare djali i Mixhait dhe vllau i Abdultaip Neziri’t nga fsh.Balindoll i vjetër! Varrimi bëhet nesër 29.09 te varrezat e fshatit Balindoll pas namazit të drekës! Përjetë e kujtojnë familja Neziri”, shkruan familja Neziri.

    Gazmendi ishte me profesion IT programer. Përndryshe është vëllai i fotografit të njohur shqiptar, Abdultaip Nezirit. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Sela: do të ketë protesta dhe pres zgjedhje të parakohshme parlamentare!

    Lajmi i rradhës

    Farat e vogla chia – Ideale si burim proteinash

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë