Boris Kondarko është kryetar i ri i KShZ-së

    Në seancën e sotme Kuvendi solli vendim për përbërjen e re të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KShZ), pas ndërrimit të qeverisë në vend.

    Boris Kondarko, i cili ishte anëtar i KShZ-së, tashmë do të jetë kryetar, ndërsa nënkryetar do të jetë Abdush Demiri i Lëvizjes Besa.

    Mes anëtarëve të KShZ-së mbesin kryetari i deritanishëm Aleksandar Dashtevski (VMRO-DPMNE), Ditmire Shehu (BDI) dhe Oliver Ristevski.

    Kuvendi gjithashtu solli vendim për shpalljen e konkursit për dy anëtarë të rinj të KShZ-së.

    Ndryshe, Kondarko ishte në krye të KShZ-së në vitin 2011. Më 18 tetor 2013 ai dha dorëheqje për arsye personale.

    Lajmi Paraprak

    Ngritet padia e tetë ndaj Ramiz Merkos, ka bërë punë të papërgjegjshme

    Lajmi i rradhës

    Ahmeti: nuk jemi të interesuar të bëhemi pjesë e kësaj Qeverie, sepse nuk jemi gomë rezervë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë