Dënohen 10 motoristë në Malin Sharr

    Nga Parku Kombëtar Mali Sharr bëjnë të ditur muajve të kaluar janë sanksionuar më shumë se dhjetë vozitës të cilët me automjete motorike kanë lëvizur në vendet e ndaluara për qarkullim me këto lloje automjete. Sipas njoftimeve të Parkut Kombëtar këto dhjetë automjete motorike janë hasur në afërsi të Lubotenit, Liqenit të Karanikolit, Kobilicës dhe shtëpisë së Dobrodolit.

    “Në pajtim me Ligjin për Mbrojtjen e Natyrës, dhe për të parandaluar degradimin e natyrës, lëvizja me automjete motorike në natyrë është e ndaluar, përveç në zonat e banuara dhe të gjitha llojet e rrugëve. Në pajtim me Ligjin për Sigurinë e Trafikut në Rrugë, në territorin e Parkut Kombëtar Mali Sharr nuk ka zona të përcaktuara për test-vozitje, kros, gara sportive dhe të ngjashme. Ndalimi i lëvizjes në të gjitha llojet e rrugëve, shtigjeve të rregulluara dhe pistave të vozitjes në zonat e mbrojtura rregullohet me vendim për regjimin e lëvizjes, të cilin e miratojnë subjektet përgjegjëse për menaxhimin e zonës së mbrojtur”, kanë bërë të ditur nga Parku Kombëtar Mali Sharr.

    Më tej nga ky institucion bëjnë të ditur se në territorin e Parkut Kombëtar Mali Sharr është vendosur regjimi i lëvizjes me automjete motorike me qëllim për të siguruar qetësinë e kafshëve të egra, mbrojtjen e natyrës dhe burimeve në pronësi private, si dhe për të mundësuar kënaqësinë e dashamirëve të natyrës. Nga Parku Kombëtar Mali Sharr, bëhet e ditur se lëvizja me automjete motorike në zonën e përdorimit të qëndrueshëm dhe brezin mbrojtës lejohet në të gjitha rrugët ekzistuese.

    “Lëvizja me automjete motorike në zonën e menaxhimit aktiv lejohet vetëm në rrugët ku është vendosur regjimi i lëvizjes, me përjashtim për automjetet me të cilat banorët lokalë arrijnë në pronat ose kullotat e tyre. Lëvizja me automjete motorike në zonën e mbrojtjes së rreptë. Me miratimin e mëparshëm nga Parku Kombëtar Mali Sharr, banorët lokalë mund të lëvizin lirshëm me automjete motorike drejt pronës ose kullotave të tyre, edhe nëse ndodhen në një rrugë ku është ndaluar lëvizja e automjeteve motorike”, thonë nga Parku Kombëtar Mali Sharr.

    Ndryshe, Parku Kombëtar Mali Sharr është shpallur zonë e mbrojtur që nga viti 2021. Sipas Ligjit për Mbrojtjen e Natyrës, janë parashikuar sanksione për shkeljet ndaj personave juridikë dhe fizikë që organizojnë lëvizje me mjete motorike ose lëvizin me mjete motorike në natyrë, përveç në vendbanime dhe në të gjitha llojet e rrugëve, shtigjeve të rregulluara dhe poligoneve për vozitje.

    Në mënyrë plotësuese,u rikujtohet të gjithë vizitorëve që lëvizin me mjete motorike në Parkun Kombëtar Mali Sharr,se e kanë për obligim të respektojnë plotësisht Ligjin për Mjetet dhe të kenë me vete dokumentacionin e plotë dhe të përshtatshëm. /Koha/

    Lajmi Paraprak

    Sela: qeveria zbaton kryekëput programin e VMRO-së, asnjë fjalë nuk e ke aty nga programi i VLEN-it

    Lajmi i rradhës

    Ahmeti: BDI do të parashtrojë propozim ligj për ndryshimet kushtetuese

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë