Tashmë, janë 16 shtete që kanë nisur të përdorin ‘Certifikatën digjitale COVID për BE’ të quajtur EUDCC që i lejon qytetarët të udhëtojnë lehtësisht nga njëri kufi tek tjetri.
Komisioni Evropian thotë se këto 15 shtet anëtare – Austria, Belgjika, Bullgaria, Kroacia, Republika Çeke, Danimarka, Estonia, Gjermania, Greqia, Letonia, Lituania, Luksemburgu, Polonia, Portugalia dhe Spanja, – janë kyçur në këtë sistem dhe kanë nisur tashmë të lëshojnë certifikatat e para.
Këtyre shteteve i është bashkuar edhe Islanda, e cila u bë vendi i parë i grupit të 4 shteteve të Zonës Ekonomike Evropiane, që i bashkohet kësaj skeme.
Zyrtarisht e quajtur Certifikata Digjitale e Gjelbër e BE, apo në gjuhën origjinale EU Digital Green Certificate, vendet e tjera pritet t’i bashkohen deri në 1 korrik, pasi funksionet të shpërndahen në të gjithë kontinentin.