Dje u mbajt një ngjarje e jashtëzakonshme nga LDA në Europe House në Tetovë. Ky event përmblodhi njerëz të pasionuar dhe të angazhuar për zhvillimin e komunitetit, bashkëpunimin ndërkombëtar dhe mbështetje për projekte të ndryshme sociale dhe kulturore, shkruan Nistori.
Kaltrina Zekolli Shaqiri- zv ministre dhe profesor, Vjollcë Berisha – profesor, poete dhe botuese, Hanis Bagashov – regjisor, Lorenca Bejko – politikane, Ardian Mustafai – mjek, internist dhe kardiolog, Agon Zhinipotoku – Humanist.
Gjatë këtij takimi, pjesëmarrësit patën mundësinë të ndajnë ide, të zhvillojnë mundësi të reja partneriteti dhe të diskutojnë për iniciativat që mund të kontribuojnë në përparimin e shoqërisë sonë. E tërë ngjarja qe konceptuar dhe mjeshtërisht organizuar nga drejtuesi i LDA për Maqedoni, profesori universitar Arlind Farizi.
Virtuoziteti i tij në organizim dhe gadishmëtia e ekipit të LDA-së për t’u angazhuar për çdo imtësirë, e bënë këtë panel një ngjarje të veçantë. Andaj, shpresojmë që ky event të jetë vetëm fillimi i shumë aktiviteteve të tjera që do të sjellin ndryshime pozitive. /Nistori/
Cilat sanksione do ta dëmtonin më shumë Putinin?
Timothy L. O’Brien“Bloomberg” Stephen Kotkin, është profesor i historisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin e Prinstonit në SHBA,…