Vazhdon trajtimi i të lënduarve nga zjarri tragjik në Koçan

    Vazhdon trajtimi i pacientëve të prekur nga zjarri në Koçan. Numri i të lënduarve rëndë që kanë nevojë ndërhyrje të mëtejshme është reduktuar nga rreth 80 në rreth 30. Sipas vlerësimeve të Spitalit të Koçanit në muajt e fundit janë ekzaminuar gjithsej 24 pacientë, nga të cilët 16 i janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale.

    “Janë përzgjedhur 24 pacientë të cilët kanë qenë të shtruar në Spitalin e Koçanit…Tani vendosëm që të bëjmë 10 ndërhyrje kirurgjikale brenda 2 ditëve në spitalin e Koçanit, 5 janë kryer të hënën dhe 5 janë kryer gjatë ditës së djeshme”, deklaroi Katarina Mirckovksa-Drejtoreshë e spitalit në Koçani.

    Sipas mjekes Gordana Gorgieva numri i pacientëve që kanë nevojë akoma për trajtime kirurgjikale ndryshon vazhdimisht.

    “Sa i përket numrit të pacientëve që kanë nevojë për ndërhyrje kirurgjikale dhe atyre që nuk kanë nevojë, kjo shifër vazhdon të ndryshojë. Gjithashtu, ka edhe pacientë që kanë nevojë për ndërhyrje rekonstruktive, numri i të cilëve është rreth 20. Numri i pacientëve që kanë nevojë për ndihmë të plotë nga një person tjetër, përkatësisht nga prindërit e tyre, nuk është i madh dhe është 4”, tha Gordana Gorgieva-Mjeke në Klinikën e Kirurgjisë Plastike.

    Trajtimi i të lënduarve vazhdon në mënyrë intensive në Klinikën e Dermatologjisë në të cilën për momentin marrin trajtimin me laser 60-70 pacientë. Për momentin ka edhe një person i cili vazhdon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore. Ai për momentin po trajtohet ne Austri./Alsat

    Lajmi Paraprak

    KShZ hodhi poshtë ankesën e VMRO-së për rivotim në Çellopek të Bërvenicës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë