Sela: me zgjedhjet lokale, do të kemi zgjedhje të parakohshme parlamentare

    “Heqja e 20% dhe zëvendësimi i saj me “gjuhën shqipe” në Kushtetutë, mbetet kauzë e Aleancës për Shqiptarët edhe më tej”, njofton TV21, përcjell Nistori.

    Kështu është deklaruar kryetari i Aleancës për Shqiptarët – Fronti Europian, Ziadin Sela kur është pyetur për deklaratën e tij për gjuhën shqipe drejtua kryeministrit Hristijan Mickoski.

    Sela shtoi nevoja për heqjen e 20% rrjedh edhe nga ajo sepse “shqiptarët janë autokton këtu, janë hisedarë këtu dhe gjuha shqipe në kushtetutë është tapia e pronësisë së këtij shteti dhe e shqiptarëve”, tha Sela.

    “VLEN tmerrohet nga ideja që do ta humbin pushtetin” – thotë Sela për zgjedhjet e parakohshme

    “Çfarë thotë VLEN mos e merrni për bazë sepse për të e rëndësishme është vetëm pushteti. Biles, në momentin që do të përmenden zgjedhjet e parakohshme tmerrohen nga ideja se do ta humbin pushtetin”. Kështu është përgjigjur Ziadin Sela, kryetar i ASh – Fronti Europian në momentin që pyetet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

    Por duke folur më tej, Sela tha se me shumë gjasë do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare bashkë me ato lokale.

    Sipas Selës, me shumë gjasë ndryshimet kushtetuese do të ndodhin para zgjedhjeve lokale.

    “Logjika ime politike thotë kështu. Pas zgjedhjeve lokale do të bëhen ndryshimet kushtetuese dhe VMRO-DPMNE-ja, kështu ka vepruar edhe në të kaluarën për të relativizuar dhe për të menaxhuar pakënaqësinë që kanë që do t’i krijohej në elektoratin e saj, pas këtij momenti, sepse ka ardhur me premtimin që nuk do t’i bëjë ndryshimet kushtetuese, do ta kthejë emrin… dhe për ta menaxhuar mirë këtë do t’i duheshin 4 vite. Prandaj unë them se me zgjedhjet lokale do të kemi zgjedhje parlamentare. Ndoshta, këtë pjesë të premtimeve që nuk e ka mbajtur VMRO-DPMNE-ja e kompensim me shkeljen e shqiptarëve dhe ndoshta ndryshime kushtetuese mund të ketë edhe para zgjedhjeve lokale”, tha Sela.

    Lajmi Paraprak

    Osmani: Kosova dhe Shqipëria të koordinohen për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve edhe në RMV

    Lajmi i rradhës

    Gjuha shqipe dhe muaji i nëntorit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë