Janë gjetur granata të pa shpërthyera afër Gjykatës në Gostivar dhe në rajonin e Manastirit

    Pesë predha artilerie me origjinë të panjohur janë zbuluar gjatë punimeve ndërtimore në afërsi të Gjykatës Themelore të Gostivarit.

    Dëshmitarët okularë konfirmuan për AIM-në se mëngjesin e sotëm rreth orës 09:00 gjatë gërmimit të kanalit kullues në rrugën “Zhivko Brajkovski” përballë objektit të gjykatës, një makinë për gërmimin e tokës në një thellësi prej gjysmë metri ka nxjerrë trupa metalikë, të cilët supozohet se janë granata. Aktualisht efektivët e policisë po sigurojnë vendin dhe pritet të bëhetekspertizë.

    Jozyrtarisht, bëhet fjalë për predha artilerie që me shumë gjasa datojnë që nga Lufta e Dytë Botërore.

    Poashtu dje në policinë e Manastirit është raportuar se në orën 9 në  një vend në fshatin Dragozhani të Manastirit, nga ana e një pirotekniku nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim është nxjerrë një predhë artilerie prej 105 milimetrash.

    Granata është e Luftës së Parë Botërore, bën të ditur MPB në buletinin ditor të policisë.

    Kjo nuk është hera e parë që në rajonin e Manastirit gjenden granata nga Lufta e Parë Botërore. Në mars dhe prill të këtij viti, qytetarët duke gërmuar në arat e tyre, kishin gjetur granata, të cilat ishin hequr në mënyrë të sigurt nga autoritetet kompetente.

    Lajmi Paraprak

    Siri, zbulohet shkrimi më i vjetër alfabetik në botë

    Lajmi i rradhës

    “Deri kur do të tolerohet kryetari i komunës së Strugë”?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë