Inspektorati i Arsimit akoma nuk ka dalë me raport pas inspektimeve në Çellopek

    Një ditë pas kontrollit të Inspektoratit shtetëror të Arsimit në Shkollën “7 Marsi” në Çellopek, akoma nuk dihet nëse do të merren masa ndaj Shkollës. Edhepse kërkoi që pyetjet t’i dërgojmë përmes postës elektronike, shefi i Inspektoratit shtetëror të Arsimit Shaban Allajbegu refuzoi të përgjigjet, ndërkohë as inspektorët nuk u lejuan të prononcohen. Pos në Shkollën “7 Marsi”, kontrolle ka pasur edhe në Shkollën e mesme të mjekësisë në Tetovë.

    “Ka pasur edhe një kontroll në shkollën e mesme të mjekësisë. Por sa për informacion manifestimin e festave të Nëntorit, e ka bërë në periudhën mes dy ndërrimeve të procesit mësimor dhe gjithë ky organizim ka qenë në kuadër të programit vjetor për organizimin e aktiviteteve jashtë mësimore. Dhe sipas informatave që morëm nga inspektorati nuk është konstatuar ndonjë shkelje nga shkolla e mesme e Mjekësisë, sepse organizimi ka qenë në kuadër të programës vjetore për punë të mjekësisë, program që për çdo vit kalon edhe në këshillin komunal si themelues i shkollave”, deklaroi Nazmi Dauti, shef i sektorit për arsim.

    Pas ditës së djeshme kur situata dukej e tensionuar në fshatin Çellopek të Tetovës, me prezencë të policëve, sot dita e shkollore ka vijuar pa asnjë pengesë. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Si u shndërruan protestat e Tbilisit në trazira masive

    Lajmi i rradhës

    Tregtar flamujsh

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë