11 fëmijë të lënduar sillen në spitalin e Shkupit – shkak loja sfiduese në TikTok

    Njëmbëdhjetë fëmijë të lënduar janë pranuar në spitalin e qytetit në Shkup, pas sfidës së re në rrjetin social “TikTok”, dhe dy prej tyre kanë përfunduar me duar të thyera, ndërsa të tjerë me mavijosje, thotë ud drejtor i Klinikës për Sëmundje Kirurgjike “St. Naum Ohridski”, Dr. Nebojsha Nastov, përcjell Nistori.

    Siç tregon ai, fëmijët janë të moshës nga 10 deri në 16 vjeç dhe të gjithë janë nga Shkupi.

    “Njëmbëdhjetë fëmijë janë shtruar në spital nga dita e djeshme në orën 13:00. Mund të ketë edhe më shumë fëmijë, por kjo është që kemi si të dhëna për mekanizmin e lëndimit”, thotë Nastov.

    Kur u pyet nga një gazetar se çfarë lloj sfide ishte, ai shpjegoi se bëhej fjalë për një lojë ku personi kërcen në duart e shokëve me krahë zgjatur si një “supermen” dhe më pas fëmijët e presin dhe përsëri e hedhin në ajër.

    “Krahët janë shtrirë si personazhi “supermen”. Grupi e kap dhe e hedh në ajër djalin ose vajzën e sfiduar. Kjo është nga ajo që ata më shpjeguan. Nuk e kam parë dhe nuk mund ta them me siguri. Ka fëmijë edhe meshkuj edhe femra”, shtoi Nastov.

    Ai apelon që në të ardhmen të mos bëhen gjëra të tilla, sepse mund të përfundojnë me pasoja më të rënda.

    “Fatmirësisht nga këta 11 fëmijë, dy kanë vetëm krahë të thyer, të tjerët me mavijosje. Por nëse kjo vazhdon, mund të ketë lëndime më të rënda. Nëse fëmija bie në kokë, ai do të ketë lëndime më të rënda”, shtoi Nastov. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Prokuroria në Shkup ngriti aktakuza ndaj katër personave për nxitje të urrejtjes në ngjarjet e “28 Nëntorit”

    Lajmi i rradhës

    Mickoski për Ligjin për gjuhët: të presim deri më 11 dhjetor

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë