Inteligjenca artificiale po ndryshon mënyrën se si punohet, prodhohet dhe ofrohen shërbimet. Ekonomisti Abil Baush, në emisionin “Weconomy” sjell argumentet e tij për ndikimin e inteligjencës artificiale në ekonominë globale, përcjell Nistori.
“Se Inteligjenca Artificiale do të bie revolucioni e ri të tipit industrial që e kishte Britania e Madhe përpara. Po ja që është një njohës i mirë ekonomik Daren Axhemoglu ku thotë janë tepër modeste parashikimet se në të ardhmen mund të kemi një impakt të madh si revolucioni industrial dhe këtë e argumenton në atë se për 10 vite sa që ekziston intelegjenca artificiale GDP e botës është rritur në 1 për qind”, deklaroi Abil Baush, Ekonomist.
Ndryshe nga ky vlerësim, Visar Ademi pret që ndikimi i inteligjencës artificiale të jetë shumë më i madh se ai i Revolucionit Industrial. Sipas tij, potenciali i kësaj teknologjie mund të sjellë ndryshime të thella në ekonomi, prodhimtari dhe organizimin e punës.
“Revolucioni i IA do të jetë 4.4 fish më i madhë se sa revolucioni industrial. Revolucioni industrial ka bërë që ekonomia nga një ekonomi që prodhon vetëm për një familje agrare pa ndonjë inovacion e bëri që të ketë makina me avull prodhimtarin e teknologjisë, industrisë automobilistike e cila ishte për atë kohë inovacioni më i madh dhe kishte impakt të madh në miliona dollarë tani ajo është katër fish më i madh se sa revolucioni industrial”, tha Visar Ademi, Ekonomist.
Ndërsa ekonomistët diskutojnë për ndikimin e saj në ekonominë globale, inteligjenca artificiale po përdoret tashmë edhe në bizneset e vogla. Ajo shërben për identifikimin e problemeve, krijimin e reklamave dhe publikimin e materialeve në rrjetet sociale. Për disa, kjo teknologji e lehtëson ndjeshëm punën, megjithëse përdorimi i saj mund të ndikojë edhe në mënyrën se si zhvillohet kreativiteti.
“Po e përdorim shumë e përdorim. Na ndihmon, shumë na e ka lehtësuar kohëve të fundit, na ndihmon të gjejmë problemin, për të krijuar një reklamë, me një fjalë na ka bërë shumë dembela për t’u bërë vetë kreativ por dhe na e lehtëson punën çka e bëjmë”, tha një qytetar.
“Publikojnë fëmijët në Instagram, Facebook për reklam të duqanit i bëjnë me inteligjencë artificiale unë nuk e përdori por fëmijët po. Po fëmijët thonë që ka, djali që punon këtu. Ka pak efekt vijnë blerës ka efekt”, tha një qytetar tjetër.




