Për gjashtë netë radhazi publiku i Mitrovicës pati mundësinë të shoh shfaqje të ndryshme nga mbarë trevat shqiptare. “Mittrix Fest” këtë javë të dhjetorit e bëri verë me komedi duke e mbushur sallën me plot artdashës.
Në natën e fundit të Festivalit të Komedisë MITTRIX FEST u ndanë edhe çmimet nga juria e cila ishte e perbërë nga artistë të shquar të skenës teatrore si prof. Arbnesha Grabovci Nixha, prof.dr Mentor Zymberaj dhe artistja e merituar Rita Gjeka Kacarosi.
Çmimet janë si në vijim:
* Shfaqja më e mirë:
“ADN”
Shfaqja nga Teatri Shqiptar i Shkupit
* Regjia më e mirë:
Jon & Kastriot Saqipi
Shfaqja “Qeni Baskěrvilëve” nga Teatri AAB “Faruk Begolli”
* Aktori më i mirë
Artan Islami
Teatri “Petro Marko” Vlorë
* Aktorja më e mirë:
Diellza Demaj
Shfaqja “Qeni i Baskërvilëve” nga Teatri AAB “Faruk Begolli”
* Aktori jo protagonist:
Kushtrim Qerimi
Shfaqja “Togeri nga Inishmori” nga Teatri gytetit të Gjilanit
* Aktorja jo protagoniste
Sara Bajrami
Shfaqja “ADN” nga Teatri Shqiptar i Shkupit
* Skenografia më e mirë
Petrit Bakalli
Teatri “Bekim Fehmiu” Prizren
* Çmimi për vepër jetësore:
Jorgaq Tusha
Teatri “Petro Marko” Vlorë
* Çmimi Special:
Teatri “Muharrem Qena” Mitrovicë