Sipas hulumtimit të fundit “Ballkan barometri 2021” nga Këshilli rajonal i bashkëpunimit, i bashkë- themeluar nga BE, mbështetja për aderimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian ka pësuar rënie në 53%.
Përqindja në të kaluarën ka qenë konstante mbi 70%. Në nivel të Ballkanit Perëndimorë, 63% e të anketuarve mbështesin anëtarësimin në BE ndërsa 8% janë kundër. Qëndrim neutral kanë 27%.
Nga të anketuarit në Maqedoni, sipas “sdk.mk”, 21% besojnë që vendi do të bëhet anëtare e BE-së deri në vitin 2025, 31% deri në vitin 2030 kurse përqindja e njëjtë vlerëson që vendi asnjëherë nuk do të pranohet. Maqedonia në prill të vitit 2018 mori rekomandim për nisjen e bisedimeve aderuese, por të njëjtat fillimisht i bllokoi Franca dhe së fundmi edhe Bullgaria.
Bujar Baftijari u zgjodh kryetar i këshillit komunal të Zhelinës me mbështetjen e ASh-së dhe LSDM-së
Formohet këshilli i komunës së Zhelinës, Bujar Baftijari kryesues i këshillit Sot në seancën e radhës të këshillit…