Grupet e gjakut dhe lidhja e tyre me sëmundje të caktuara

    Për vite me rradhë shkencëtarët kanë qenë skeptikë ndaj idesë se grupi i gjakut mund të ndikojë fort në predispozitën  e sëmundjeve të caktuara.

    Megjithatë, shumë studime të kohëve të fundit kanë treguar se grupi i gjakut na bën më të predispozuar ndaj një sëmundjeje të caktuar.

    Për më tepër, është pikërisht grupi i gjakut që mund të luajë rol mbrojtës ndaj tyre.

    Studiuesit në Universitetin e Pensilvanisë arritën në këtë konkluzion pasi analizuan të dhënat e mbi 20,000 pacientëve.

    Studimi i cili do të publikohet së shpejti në revistën Lancet ka nxjerrë në pah fakte shumë interesante.

    Për shembull, njerëzit që në organizmin e tyre kanë genin specific Adamts7 janë më të rrezikuar nga një atak në zemër.

    Nga ana tjetër, njerëzit me grup gjaku 0 që kanë në organizëm genin e lartpërmendur nuk përballen aspak me këtë rrezik.

    Grupet e gjakut të njeriut dhe sëmundjet 

    Grupi i gjakut të njeriut përcaktohet nga genet e trashëguara prej prindërve.

    Gjaku i njeriut kategorizohet në grupet A, B, AB dhe O.

    Sipas informacioneve të AgroWeb.org, të dhënat e Kryqit të Kuq në Shqipëri tregojnë se 40.1% përqind e popullësisë në vend ka grup gjaku 0.

    36.7% e popullësisë ka grup gjaku A, 17.1% me grup B dhe 6.1 përqind me grup AB.

    Ajo që bën dallimin në secilin prej grupimeve është një substance e quajtur antigen.

    Kjo substancë  shërben edhe si sistem për mbrojtjen e imunitetit.

    Çdo grup gjaku ka pikat e veta më të forta kundër sëmundjeve të caktuara por edhe dobësi të mëdha.

    Ekspertët suedezë kanë analizuar të dhënat e mbi një milionë njerëzve.

    Ata kanë arritur në konkluzionin se njerëzit me grup gjaku A mund të jenë më të brishtë ndaj sëmundjeve gastrike.

    Ndërkohë ata me grup gjaku 0 mund të jenë më të prirur të preken nga ulçera peptike.

    Gratë me grup gjaku 0  kanë një numër të ulët dhe cilësi të dobët të vezëve, gjë që ndikon në gjasat e një shtatzanie.

    Një studim tjetër i universitetit të Harvardit , të cilit i referohet AgroWeb.org, zbuloi se gratë që kanë një grup gjaku B apo AB janë më të rrezikuara nga problemet me vezoret.

    Burrat me grup gjaku 0 janë më të prirur të shtojnë në peshë dhe të jenë obezë.

    Sëmundjet e Zemrës

    Një studim i universitetit të Vermontit ka zbuluar se njerëzit që nuk kanë grup gjaku 0 janë 60-80 përqind më të rrezikuar nga tromboza.

    Grupet e gjakut, A, B dhe AB janë më të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës se grupi 0.

    Problemet Me Kujtesën

    Studimet e lartpërmendura kanë zbuluar se njerëzit me grup gjaku AB janë 82% më të prirur të vuajnë nga problemet me kujtesën dhe të menduarit.

    Një gjë e tillë mund të nxisë shfaqjen e sklerozës.

    AgroWeb.org ju rikujton se për sëmundjet e caktuara ndikojnë edhe shumë faktorë të tjerë genetikë, mjedisorë apo personal.

    Grupet e gjakut janë ende nën vëzhgimin e studiuesve për sa i përket lidhjes së tyre me sëmundje të caktuara./AgroWeb

    Lajmi Paraprak

    “Terrori” modern i të papriturës

    Lajmi i rradhës

    Dialogu Kosovë-Serbi, NATO e gatshme të punojë me Sorensenin!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë