- Teatri Kombëtar Maqedonas i Shkupit: 6.300.000 denarë
- Teatri dramatik i Shkupit: 5.900.000 denarë dhe 1.500.000 denarë për festival. Gjithsej: 7.400.000 denarë
- Teatri Kombëtar i Manastirit: 4.800.000 denarë dhe 800.000 denarë për festival. Gjithsej: 5.600.000 denarë
- Qendra për Kulturë “Jordan H.K. Xhinot” nga Velesi: 4.000.000 denarë dhe 800 mijë denarë per festivali8n. Gjithsej: 4.800.000 denarë
- Teatri “Komedia” i Shkupit: 2.400.000 denarë
- Teatri për Fëmijë dhe të Rinj i Shkupit: 2.500.000 denarë
- Teatri Shqiptar i Shkupit: 5.155.000 denarë
- Teatri shqiptar për Fëmijë dhe të Rinj i Shkupit: 1.800.000 denarë
- Teatri Turk i Shkupit: 2.500.000 denarë
- Teatri i Tetovës: 3.200.000 denarë dhe 800.000 denarë për festival. Gjithsej: 4.000.000 denarë
- Teatri i Gostivarit; Gjithsej: 2.685.000 denarë
Qendra për kulturë “Trajko Prokopiev” Kumanovë
1. “Bili i dëshuruar”; Autor: Martin Mekdona; Regjia: Jane Spasiq: 725.000 denarë
2. “Kaligula”; Autor: Albert Kamy; Regjia: Gjorgji Rizeski; 775.000 denarë
3. 28 nga Festivali teatror ndërkombëtar “Ditët e komedisë” (për festival); 800.000 denarë
GJITHSEJ: 2.300.000 DENARË
4. “Grabitja e diamantit”; Autor: Hendri Shilds; Regjia: Qazmedin Nuredini; 625.000 denarë
5. “Rruga Vavilon”; Autor: Zhan Mari Bese; Regjia: Kushtrim Bekteshi; 775.000 denarë
GJITHSEJ: 1.400.000 DENARË
- Qendra për kulturë “Marko Cepenkov” Prilep; Gjithsej: 3.000.000 denarë
- Qendra për kulturë “Anton Panov” Strumicë; Gjithsej: 2.500.000 denarë
- Qendra për kulturë “Aco Shopov” Shtip: 2.200.000 denarë dhe 300.000 denarë për festival. Gjithsej: 2.500.000
- Qendra për kulturë “Grigor Përliçev” Ohër; Gjithsej: 2.400.000 denarë.
Ministria e Kulturës dhe Turizmit ka shpallur alokimet financiare për teatrot dhe qendrat kulturore të vendit për vitin 2025. Nistori nga burime të brendshme kupton buxhetin e teatrove në RMV. Institucione të tjera kulturore, si ato të Manastirit dhe Velesit, marrin financime më të mëdha, ndërsa Teatri i Tetovës nuk përmbush pritshmëritë. Teatri Kombëtar i Manastirit ka marrë një financim prej 5.6 milionë denarësh, ku 800 mijë denarë janë mbështetje për festival, ndërsa Qendra për Kulturë “Jordan HK Xhinot” në Veles 4.8 milionë denarë, përfshirë festivalin në shumën përkatëse. Buxsheti i Teatrit të Tetovës do të jete 3.2 milionë denarë dhe 800 mijë denarë për festivalin.
Teatri Dramatik i Shkupit edhe kësaj radhe ka marrë buxhetin më të madh në vend, edhe atë prej 7.4 milionë denarësh, ku 1.5 milionë denarë janë siguruar për festival të organizuara nga institucione kombëtare.
Nga ana tjetër, Teatri Shqipar Shkupi është institucioni që ka marrë buxhetin më të madh te shqiptarët, me një total prej 5.1 milionë denarësh, i cili është i ndarë plotësisht për këtë vit. Kjo shifër është një nga më të lartat pas Teatrit Dramatik të Shkupit.
Teatri Kombëtar i Manastirit ka marrë një financim prej 5.6 milionë denarësh, ku 800 mijë denarë janë mbështetje për festival, ndërsa Teatri “Komedia” i Shkupit dhe Teatri për Fëmijë dhe të Rinj të Shkupit kanë marrë një financim të vetëm prej 2.4 milionë denarësh dhe 2.5 milionë denarësh përkatësisht, pa mbështetje të festivaleve të tjera.
Teatri i Tetovës ka marë më pak se i Manastirit dhe Qendra për Kulturë në Veles, i cili ka marrë gjithsej 4 milionë denarë, ku 800 mijë denarë janë financuar për festival. Përfundimisht, Teatri i Gostivarit ka marrë një buxhet prej 2.685 milionë denarësh.
Qendrat kulturore gjithashtu kanë marrë mbështetje të konsiderueshme, ku Qendra për Kulturë “Trajko Prokopiev” e Kumanovës është mbështetur me 3.7 milionë denarë, duke përfshirë mbështetjen për festival, ndërsa Qendra për Kulturë “Marko Cepenkov” në Prilep dhe Qendra për Kulturë “Anton Panov” në Strumicë janë financuar me 3 milionë denarë dhe 2.5 milionë denarë, përkatësisht.
Qendra për Kulturë “Aco Shopov” në Shtip ka marrë gjithsej 2.5 milionë denarë, ku 300 mijë denarë janë mbështetje për festival, dhe Qendra për Kulturë “Grigor Përliçev” në Ohër ka marrë 2.4 milionë denarë për këtë vit.
Ndryshe, Teatri i Tetovës, gjatë vitit 2021-2022 ishte një ndër teatrot më të vizituara në RMV. /Nistori/