U dëmtua buxheti për 137 milionë euro, prokuroria e RMV ka filluar hetimin ndaj 13 personave

    Prokuroria Themelore Publike ka kërkuar hetim ndaj 13 personave dhe një subjekti juridik në lidhje me kontrabandën me derivatet në Maqedoninë e Veriut. Në lidhje me këtë rast, në Shkup, Veles dhe Kërçovë janë arrestuan 11 persona, përcjell Nistori.

    Kjo lëndë ishte formuar me iniciativën e Komisionin antikorrupsion, ndërsa ka disa muaj që janë kryer procedurat parahetimore nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

    Ministria për Punë të Brendshme kishte dërguar kallëzim penal ndaj 13 personave fizikë dhe një personi juridik. Dhjetë personat dyshohet se janë bashkëfajtor në kryerjen e veprës penale për keqpërdorimin e tenderëve. Dy persona dhe subjekti juridik, përveç keqpërdorimit të tenderit, ata dyshohen edhe për shpëlarje të parave .

    Dy të dyshuarit, në cilësinë e themeluesit dhe udhëheqësit të subjektit juridike, në periudhën 2021-2023 me vetëdije kanë shkelur procedurat për tenderim të mazutit për nevojat e termocentralit në Negotinë. Ata kishin përdorur dokumente të pavërteta, duke e dëmtuar buxhetin e shtetit me 137 milionë euro.

    Të punësuarit në pozita të larta në SH.A. Elektranat e Maqedonisë së Veriut, në kundërshtim me Udhëzimin për mënyrën e zbatimit të thirrjeve publike kanë ndihmuar të dyshuarin, duke lidhur marrëveshje, përkundër se nuk plotësonte kushtet.

    Prokuroria ka propozuar masë paraburgimi për pesë të dyshuar, njëri i akuzuar në lëndën “Aditiv” tashmë gjendet në paraburgim, ndërsa për të tjerët prezencë të siguruar.

    Lajmi Paraprak

    I dashuni miku im …

    Lajmi i rradhës

    REFORMA APO PËRNDJEKJE POLITIKE?! / Interpelancat ndaj Këshillit Gjyqësor në Parlament

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë